Demokratët homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit, Kreshnik Spahiu: Asnjëri prej tyre se ka njohur apo takuar. Këta dhe varrin po e keqpërdorin

12 Shtator 2021, 11:53Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur homazhe në memorialin e Azem Hjadarit në përkujtimin e 23 vjetorit të vrasjes së një prej themeluesve të kësaj force politike.

Kryedemokrati u shfaq sot pa liderin Sali Berisha, kjo për shkak se ai u përjashtua nga Grupi i PD, ndërsa është shoqëruar vetëm nga 6 drejtues të PD-së.

Sipas Kreshnik Spahiut asnjëri prej demokratëve nuk e ka takuar apo njohur Azem Hajdarin, teksa shton se ata edhe varrin po e keqpërdorin.

“Asnjë prej tyre as nuk e ka takuar dhe as nuk e ka njohur në jetë kurrë Azem Hajdarin.  Ky koment s’është cinizëm dhe as ironi por realitet, në ditën e shokut tim të fakultetit dhe mikut të idealeve që kurrë nuk i realizuam.

U vra i ndjeri për një parti, që u transformua nē biznesin e dy familjeve mafioze. Azem, u prefsh në paqe, se këta edhe varrin po ta keqpërdorin”, shkruan Kreshnik Spahiu.

6 komente në “Demokratët homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit, Kreshnik Spahiu: Asnjëri prej tyre se ka njohur apo takuar. Këta dhe varrin po e keqpërdorin”

  1. Bubuzhel Berati says:

    HAJDARE KISHTE MBIEMERIN HAJDARE ISHTE NGA MENDJA .
    KY ISHTE KOKA E KRIMIT DHE NGA KRIMI HENGRI KOKEN
    LULJA KERKONE TE PERFITOJE TEK NJE FIGURE QE KONSIDEROHET SI KOKA E KRIMIT SHIKOJE NJE GRUPE KRIMINELESH I BEJNE HOMAZHE BOSIT TE KRIMIT .
    RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE ME SHIKUN SALI LULE PALOQE NISHANI ME KOMPANI URRAAAA

  2. Durrsaku says:

    Ti besh statuje dhe omazhe nji ganksteri nje krimineli ndodh vetem ne Shqiperi

  3. Muzaka i Ri says:

    E para edhe ti nuk je me i mire nga keta qe shan.
    E dyta ,keta duhet ti kerkonin ndjese Azemit te varri qe nuk i lane gje pa thene se bijes kur nuk doli mga parlamenti, dhe tani shkojne si debila,grisin letra si kalamaj ,ne vend qe te sillen si burra shteti.
    E treta,nuk kane pse e nderojne kaq shume se per hesapet e tyre “e” u vrane jo te shqiperise.

  4. Gaz says:

    Kishte vizjon Azem Hajdari?!!!!!!. Ju lutem mos na merrni per budallenj.

  5. Babale says:

    Keta vertete nuk e njohin, po Shqiperia e njeh mire kete horr dhe te gjithe ata qe bejne sikur e nderojne !

  6. Bubi says:

    Bubuzhel Berati hahaha sa kam qesh me komentin tend. Si heq asnje pike e presje. Nice coment. Hahaha ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje