Nga Valbona Davidhi
Zbulohet se i ati i Sabrina Bengajt e ka kërcënuar ish-dhëndrin Elton Metën 3 ditëpërpara se ai t’i merrte jetën vajzës së tij.
Burime pranë familjes së autorit thanë se i ati i 23 vjeçares jeton në Itali dhe i ka telefonuar ish dhëndrit që t’i qëndronte larg Sabrinës dhe vajzës së tyre 3 vjeçare. Madje mësohet se 31 vjeçari për këtë është konsultuar dhe me ish -avokatin e tij Kujtim Cakrani, i cili e këshilloi që denoncojë në polici.
Pas këtij episodi, të premten në mbrëmje, Elton Meta ka shkuar në fshatin Zhupan të Fierit tek banesa e ish bashkëshortes duke e qëlluar për vdekje, teksa ajo po konsumonte darkën.
Në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.
Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë.
Prokurori Çlirim Sino i kërkoi gjyqtarit Piro Sota shtrim të tij në spitalin psikiatrik ku qëndroi disa muaj. I njëjti gjyqtar më pas ndryshoi masën e sigurisë nga shtrim i detyruar në spital, në kurim ambulator në shtëpi. Në fund të muajit korrik ai la spitalin dhe shkoi në shtëpi.(abc)
Cfare do te thote shprehja “po konsumonte darken”?
Ben sens apo nuk ben sens? Jo ben patate …
Sepse ne fund te dites … vjen nata!