Kompanitë e ndërtimit presin rritje të çmimeve të apartamenteve në të ardhmen. Janë këto pritshmëritë e sektorit pasqyruar në vrojtimin e bankës qendrore, ku balanca e përgjigjeve nëse do ndryshojnë çmimet për 3-muajt e ardhshëm rezultoi pozitive në 12.4 gjatë gushtit, nga 8.6 që ishte në korrik.
Por, cilët janë faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimeve të ndërtimit?
“Çmimet rriten për dy arsye: e para sepse pronarët kanë arritur në maksimumin,ka raste që përqindja e pronarëve të truallit shkon edhe 50% dhe shteti ka rritur barrën e taksave mbi ndërtuesit, së fundmi 3% e sipërfaqes kalon në favor të bashkisë për të pastrehët, taksë që e kemi konstestuar dhe jemi akoma në proces gjyqësor, taksa e infrastrukturës si dhe ka një rritje të materialeve bazë që pasqyrohen në rritjen e çmimit të banesave. Po ashtu ka një rritje të kostove për punëtorët”, shprehet Arben Dervishaj, nënkryetar i Shoqatës së Ndërtuesve
Dervishaj shpjegon se zhvendosjet drejt kryeqytetit do të shtrenjtojnë më tej çmimet e banesave në Tiranë, çka do ta bëjë akoma më të vështirë blerjen e një apartamenti për të jetuar.
“Tregu i banesave ka një rritje, por duhet theksuar që rritja është vetëm në ato zona që qytetarët kanë interesa si në Tiranë, në zonën e Durrësit dhe pjesën e bregdetit. Do të kërkojnë brenda qendrës së Tiranës aty gjithmonë do të kemi rritje të çmimeve sepse kërkesa është shumë e madhe dhe oferta është më e vogël se kërkesa. Gjithmonë do ketë ardhje drejt Tiranës”, shprehet ai.
Teksa çmimet e apartamenteve rriten vrullshëm e të ardhurat në nivele minimale, konsumatorët duken më të stepur pasi sipas vrojtimit të bankës qendrore pjesa më e madhe e tyre nuk kanë në plan të bëjnë blerje të mëdha në të ardhmen afatshkurtër, ku përfshihet edhe ajo për banesa.(TCH)
lesh lesh kerkes oferte eshte kjo pune mesohet qe ne shkolle prisni dhe pak sa te bjere tregu sic ra ne vendet e tjera, ketu kerkesa po mbushet nga kredite qe japin bankat dhe shume shpejt sdo jete kerkesa e barabarte me ofertat dhe do ta shohim sa do bjere cmimi ndryshe sa thone keto. Tirana nuk eshte Miami
Kjo eshte koha me e papershtateshme per te blere shtepi lereni cfar thone keta pseudo eksperte. Per ata qe kane gjendje do tregoheshin shume te zgjuar te prisnin dhe mos shpenzonin qimet e kokes per te blere tani. E sigurte eshte qe nese nuk peson kolaps tregu ndertimit prap shume shpejt cmimi do bjere pak por e sigurt
E gjitha eshte nje pastrim parash evazion fiskal dhe te mashtruar nga kredite bankare dhe nje zinxhir abuzimesh qe mbajne me paterica njeri tjetrin .Keta hane te gjithe kale prej rere qe nese i vjen nje mini dallge e ne kete rast nese mbyllet nje rubinet ateheqe shembet gjitheshka dhe zot na ruaj .
Qysh nga 90-ta e kendej çmimi i apartamenteve ne Tirane vetem eshte rritur. Ne me te shumten e rasteve, berjet e shtepive nuk fonancohen nga bankat. Edhe kur financohet nga bankat ai eshte financim i pjeshem. Shumica e parave vijne nga rruge jasht sistemit bankar. Pjesa me e madhe mendoj se vjen nga emigracioni dhe veprimtari ekstraligjore ! Bankat jan shume larg te qenurit financuesit per blerjen e apartamententeve . Sa i takon çmimit ai mund te mos rritet por jo te bjere.
Cdo banues ne tirane paguan takse vjetore per shtepine e tij por ata qe kane qindra apartamente per te shitur pra per fitim a paguajne per secilin apartament deri ne shitje?
Nqs do paguanin cmimet do i afroheshin ofertes