Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur kërkesës së Ilir Metës për të ditur nëse ndonjë nga ministrat e qeverisë “Rama 3” është nën hetim.
Në përgjigjen e kthyer, mësohet se sipas organit të akuzës asnjë prej emrave të propozuara nga shefi i qeverisë nuk gjendet nën hetim apo nuk ka çështje të regjistruar në gjykatë.
Kreu i shtetit kërkoi dje informacion që duhet të dalë nga verifikimi mbi pastërtinë e figurës për 16 emrat që janë propozuar për ministra të qeverisë “Rama 3”.
Kryeministria dërgoi dy ditë më parë shkresën me emrat për dekretim. Presidenti ka 7 ditë afat për t’u shprehur.
Edi Rama në kabinetin e tretë që zyrtarizoi pak javë më parë vendosi që të mos bënte shumë ndryshime emrash. Megjithatë, të vjetër apo të rinj, kreu i shtetit kërkon informacion mbi të gjithë kabinetin.
Nje presh presidend i ndyre dhe idiot katundit