I vrau të bijën, flet nëna e Sabrinës: Ka bërë terror dhe vjet në shtëpinë tonë, erdhi me kallash, sa ktheu vajza kurrizin e goditi

13 Shtator 2021, 11:25Kronika TEMA

Nëna e Sabrina Bengajt, Valentina ka rrëfyer momentin kur Elton Metaj i vrau vajzën në banesë, mbrëmjen e së premtes.

E ëma tregon se Sabrina sapo ishte kthyer nga puna kur Eltoni shkoi në banesën e tyre me armë zjarri kallashnikov.

Valentina thotë se është munduar ta qetësojë ish-dhëndrin, dhe në atë moment është afruar Sabrina me bukë dhe pjatën në dorë, ndërsa pas një debati ai e ka qëlluar sapo ajo ka kthyer shpinën.

“Po shkonte ora 10;20 vajza punonte, kur ishte turni i dytë unë dilja sepse ia kisha frikën atij njeriu. Kur isha ulur te karrigia më dukej nga frika që ka bërë terror vjet në shtëpinë tonë. unë e kuptova direkt vajzën e prita po hante bukë, ishte me bukë në gojë. Unë po vazhdoja punët. Sa e pashë që do hapte derën e jashtme, kur ai e hapi derën, thashë mos ky do jetë Eltoni.

Kur e hapi derën me kallash. Unë vura kujën dhe me atë qetësinë time iu afrova dhe i thashë, e mora me të mirë: të lutem i thashë, ishe 10 muaj në burg, merre armën dhe ik pa të parë njeri, e ke bërë njëherë këtë terror. Ku është ajo më tha. Vajzën tjetër e kisha në dhomë edhe nusen. Del nusja dhe më thotë ma çfarë është. doli vajza me bukë dhe pjatë në dorë, i vuri automatikun , mos tha. Vajza i tha mos e godit atë se është shtatzënë, për nusen. Nxirrni Armandon tha për çunin, sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi,” shprehet ajo.

2 komente në “I vrau të bijën, flet nëna e Sabrinës: Ka bërë terror dhe vjet në shtëpinë tonë, erdhi me kallash, sa ktheu vajza kurrizin e goditi”

  1. Jon says:

    Te kthehet denimi me vdekje dhe me fuqi prapavepruese. Cfare jane neper burgje qe kane kryer vrasje me paramendim, te denohen me vdekje. Ata per te vdekur kane ne cdo rast, thjesht pershpejtohet pak dhe qetesohen si familja e demtuar ashtu edhe shoqeria. Mesazhi do te ishte i qarte edhe per vrasesin e radhes.

  2. qytetar says:

    Denim me vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje