Ylli Manjani: PD rrezikon të shkrihet, jo të përçahet. Rikthimi i Berishës nuk e shpëton PD-në

13 Shtator 2021, 18:22Politika TEMA

Ylli Manjani thotë se tani debate nuk bëhet nëse është përçarë apo jo Partia Demokratike, pasi në fakt, PD rrezikon të shkrihet.

“Që të sqarojmë termat.

PD nuk rrezikon të përçahet, siç thonë disa analistë dhe tituj artikujsh, por të rudhet. Të shkrihet.

Përçarja si term përdoret kur dy ose më shumë pretendentë kanë anëtarë mbështetës dhe, njëri grup largohet.

Por në këtë rast Luli nuk ka anëtarë që e mbështesin, të paktën jo aq sa për të përçarë partinë. Anëtarët e partisë nuk kanë qenë ndonjëherë me Lulin, por e kanë mbështetur për hir të Berishës.

Sot ata qartësisht janë me liderin jo me kryetarin.

PD-në më shumë e përçau ikja e Patozit dhe e Jozefinës sesa do ta përçante ikja e Lulit. Ikja e tyre u përkthye qartësisht në humbje mandatesh për PD.

Ndërsa ikja me pahir e Berishës, nuk e përçan më PD po thjesht e shkrin.

Lexoni rezultatet zgjedhore të drejtimit të Lulit krahasuar me ato të Berishës dhe do bindeni se rrudhja ka filluar.  Do bindeni se shkrirja e PD është vetëm një hap larg.

Ose mos u lodhni fare të lexoni shifra, shihni si e mbështet qeveria dhe media e saj Lulin. Pse e bëjnë se u preu barku për të?! Sigurisht që jo! Ata duan që PD të rrudhet, të shkrihet. Kështu sundojnë të qetë….

Llogjikisht Luli nuk e ndal dot më rrudhjen, as shkrirjen. Nuk e ndal sepse Ai është qartësisht përgjegjës për rrudhjen dhe përçarjet e derisotme. Tashmë që ka dhe Berishën përballë, është i mbaruar.

PD i duhet një kryetar dhe ekip tjetër që të përfaqësojë anëtarësinë e saj.  Berisha mund të ndihmojë PD, por jo më Lulin.

As rikthimi i tij në drejtim nuk është zgjidhje… “, shkruan Ylli Manjani.

3 komente në “Ylli Manjani: PD rrezikon të shkrihet, jo të përçahet. Rikthimi i Berishës nuk e shpëton PD-në”

  1. Salikoqja says:

    Pd sa me shpejt te shkrihet aq me mire. Nje subjekt i ri nevoitet vendit. Pd e sotme eshte nje nevojtore e njerzve me moral te ulet qe kane vrare ose shkatuar trauma te thella shoqerore, te njerzve qe e kthyen hajdutllikun ne virtyt, te njerzve qe banalitetin e kane profesion. Nje opozite me virtute njerzore qe mbron te dobtin eshte me e nevojshme se kurre. Same shpejt te kalbet kjo kufome qe ka emrin PD aq me mire

  2. Tirona says:

    Ke te drejte kete rradhe o Ylli i Manushaqes,por problemi eshte se ne Pd,ka kohe qe nuk ka lider.Eshte Luli zyrtarisht,por ka 8 vite qe bejne gallate te gjithe me te,karagjoz complet.Ku eshte lideri i ri? Balliu,Salianji,Noka? Mundohu te gjesh liderin,dhe na shkruaj.

  3. BUJAR KANAPARI says:

    Nga viti 2013 deri 2021, jane larguar nga PD DREJT PS NGA 20 – 30% elektoratit demokrat. Secili te beje llogarite ne lagjen dhe fshatin e vet.
    Socialiste me 25 Prill moren afersisht 47% te votes popullore, qe nuk eshte pak, por kryeministri Rama ka pritur shume me teper.
    Me keto numra, socilistet duhet te kishin fituar jo me pak se 60% te votes popullore.
    Shkaku?
    Kam bindjen se ka dhe socialiste qe nuk votojne ose votojne kunder, sidomos ne qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje