FOTOT/ "I dashuri që ke nuk bën për ty", aktorja e famshme tregon si u ngacmua nga Donald Trump

14 Shtator 2021, 10:47Lifestyle TEMA
FOTOT/ "I dashuri që ke nuk bën për ty", aktorja e

Aktorja e famshme latino-amerikane Salma Hayek, ka treguar se ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është përpjekur ta bëjë për vete dhe e ka ftuar të dalë me të.

Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Salma ishte më e re dhe ishte e dashura e një kolegu të saj.

Çifti mori pjesë në një event, në të cilin ndodhej Trump, që në atë kohë njihej si biznesmen i suksesshëm dhe shumë karizmatik.

Sipas saj, Donald ishte treguar shumë i sjellshëm me të dhe kishin ngrënë darkë së bashku, madje në një moment kishte treguar xhentilesë, duke i ofruar xhaketën e tij për ta mbuluar.

Pas darkës ai i mori kontaktet e të dyve, por vetëm aktores bukuroshe i shkroi më vonë, për t’u takuar me të.

Ai më kërkoi për të dalë dhe unë që mendoja, po i dashuri im? 

Ky e di që kam të dashur dhe ia thashë. 

Më pas ai më tha se i dashuri im nuk ishte i mirë për mua, se nuk ishte i rëndësishëm dhe se unë duhet të dilja me të”, tregon ajo.

Kjo nuk është hera e parë që ish-presidenti  Donald Trump përflitet se ka flirtuar me modele apo aktore të reja.

Më herët ish-presidenti i SHBA është akuzuar nga disa gra për ngacmim seksual.

2 komente në “FOTOT/ “I dashuri që ke nuk bën për ty”, aktorja e famshme tregon si u ngacmua nga Donald Trump”

  1. Kot says:

    Ik mi budallaqe!! Po te numerohen gjithe fjalet qe thone burrat dalin te gjitha te molestuara. Pranoni komplimentet me mendje te hapur dhe nese nuk ua ka qefi thuajani

  2. Roberto says:

    Po c’te keqe ka?? Ja kerkoi por kjo nuk ja dha. Mos do te thote si shume te tjera qe e kapi me zor?? Keshtu jane ne Amerike. Shkojne bejne qejf kur jane te reja dhe kur kalojne dhjetra vite dhe personi behet dikushi kujtohen te tregojne ngjarje sa te sajuara aq dhe te vjetruara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje