Lefter Koka uron Fatos Nanon për ditëlindje: Kontribuoi pa u lodhur në zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë

16 Shtator 2021, 16:30Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Lefter Koka, ka uruar ish-kryeministrin Fatos Nano për ditën e tij të lindjes duke kujtuar kohën kur ai ishte Kryetar Bashkie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Koka, shkruan se nuk ka 16 shtator që ai mos të kujtojë vlerat e ish-kryetarit të PS.

Postimi i Plotë:

“Çdo 16 Shtator nuk mund të kalojë për mua, pa kujtuar vlerat e çmuara dhe largpamësinë e Fatos Nanos. Gëzuar ditëlindjen.

Fatosi mbështeti fort falë vizionit që pati shoqërinë e hapur demokratike!

Më mirë se kushdo ka ditur të delegojë pushtet, udhëhequr nga filozofia e tij personale ku dominimi i tolerancës, modestisë dhe bashkëpunimi ishin urat lidhëse edhe me besimin që ai i dha brezit të ri socialist!

Fatosi kontribuoi pa u lodhur në zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë, ndaj të gjithë ne; miq, bashkëpunëtorë e socialistë do t’i jemi ngahera mirënjohës!

Ditë të bekuara paç miku im”, shkruan Koka.

2 komente në “Lefter Koka uron Fatos Nanon për ditëlindje: Kontribuoi pa u lodhur në zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë”

  1. PO , PO says:

    Kontributi me i madh i Fatos Nanos ishte : papergjegjshmeria ne qeverisje , alkooli , bixhozi , si dhe bashkepunimi i ngushte me “ASFALINE” greke ! Te tjerat jane brockulla falenderimi qe te kane pasuruar zotrote ne menyre te pa ligjeshme !

  2. Sara says:

    ti qe shkruan me lart je komplet debil!… “Jo, Jo”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje