Flamur Noka: Basha vrau PD-në me largimin e Berishës, të marrë plaçkat e të iki në shtëpi

17 Shtator 2021, 20:11Politika TEMA

“Lulzim Basha i dha goditjen vrastare PD-së.” Kjo ka qenë deklarata e bërë nga deputeti Flamur Noka në “Radarin Informativ” teksa fliste për vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Noka mes të tjerash ka thënë se Basha ka pasur presion edhe herë të tjera por sipas tij nuk është dorëzuar ndërsa sot sipas tij, Basha u dorëzua përball presionit për arsye personale.

Ndërkohë, Noka ka shtuar se Bashës i është thënë më parë kur vendosi të digjte mandatet dhe të mos merrte pjesë në zgjedhje se do të shpallej “non grata” dhe madje PD do të shpallej si një “organizatë e dhunshme”, por sipas Nokës sërish Basha nuk u lëkund.

Por sot, Noka i shtron pyetjen kreut të PD-së, se pse e mori vendimin për ta larguar Berishën nga grupi parlamentar.

“Në një forcë politike. Demokracie e brendshme në vendim marrje është thelbësore dhe jetike. Kur shkel parimet e vendimmarrjes ke vrarë parime. Është ngjarje që s’ka ndodhur kurrë në fyerje të normave statuore dhe në përplasje m ët gjithë vullnetin dhe strukturat e anëtarësisë”

“Çështja është tek vullneti tek strukturat. Edhe PD ka institucionet e saj. Për sa kohë nuk respekton kushtetutën e forcës tënd politike me çfarë do e fitosh besimin e shqiptarëve. Është sjellë si një autokrat. E ka dërrmuar statutin dhe ka shkelur me këmbë institucionet e forcës politike që ai i di dhe mund të jenë personale.”

“Basha duhet të sqarojë demokratët. Pse kur dogji mandatet nuk iu bind presionit apo sugjerimit apo rekomandimit të SHBA. Ka qenë presion i madh i njëjti me këtë që është bërë pse nuk iu bind presionit? Kur nxori në rrugë mbi 30 mijë nën punës të shteti dhe bojkotoi zgjedhjet lokale. Pse kur kishte interes të tij në lartësimin e emrit. I është thënë se do shpallesh ti “non grata” dhe forca e PD do shpallet forcë e dhunshme.

Nuk i pyeti për interesa të tij. Pse e bën një gjë të tillë tani? Sot kam dëgjuar kolegë që i bëjnë avokatin Bashës. Ishin kundër. Në rast se ti merr një vendim kundër shumicës e ke të pamundur që ta përfaqësosh shumicën. Duhet të jepte dorëheqjen.”

“ Kushdo që të ishte në atë karrige nuk do merrte një vendim ta rrënonte PD. Sepse ky vendim nuk ishte i lehtë dhe i thjeshtë. Kur e paskan ditur që strukturat anëtarësia dhe baza janë kundër vendimit. A e kanë ditur se po e përçajnë PD. Cili është qëllimi i liderit? Është ta mbajë forcën politike të bashkuar dhe ta çojë në fitore.

A u mbaj PD? Nuk u mbajt dhe u përça si kurrë më parë. Ishte e rraskapitur PD. Mori një goditje të dytë me shpalljen non grata. Ndërsa Basha i dha një goditje vrastare PD. A është kjo që të poshtërojë dhe varros PD? Unë po të isha do jepja dorëheqjen. Do pranoja çdo gjë në shpatullat e mija po demokratët të mos i përçajë dhe rrënojë.” tha deputeti demokrat Flamur Noka.

6 komente në “Flamur Noka: Basha vrau PD-në me largimin e Berishës, të marrë plaçkat e të iki në shtëpi”

  1. Trak Tor says:

    O Nul Basha ka shume shtepi dhe nuk di se tek cila te shkoje.

  2. Llapa says:

    Flamur therit luan bacin e.paloken.t shehun dhe hiqeni lul bythen.vini griden qe tebej llape dhe kontrllape.

  3. Poçi says:

    O loku, nuk do ishte më mire të ikje ti nga ke ardhë, nga malokëria, se Basha osht çun Tirone o kandar, i mirë i keq ai oshtë mo i mirë se ty dhe rrumpalla….

  4. Salivirusi ppsh says:

    BASHA NUK ESHTE ME I MIRE SE BERTISHA
    FLAMUR NOKA NUK ESHTE ME I MIRE SE BASHA
    KAPTERE NISHANI NUK ESHTE ME I MIRE SE FLAMUR NOKA
    PALOQJA NUK ESHTE ME I MIRE SE KAPTER NISHANI
    BABALJA NUK ESHTE ME I MIRE SE PALOQJA
    E ME RADHE
    E ME RADHE
    PD U STRUKTURUA QELLIMISHTE KEQ NGA VETE RAMIZ ALIA DUHET SHKRIRJA E SAJE DHE KRIJIMI I NJE TE DJATHTE TE PASTER .

  5. Tirona says:

    A ka ardhe muhabeti me dicutu Mul Noka,V.K.

  6. Rrumpalla says:

    ? mul noka intelektual?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje