Defektet e programit të qeverisë “Rama”, ekspertët: Nuk zgjidh problemet. Nuk tregon si do rritet ekonomia

20 Shtator 2021, 19:59Ekonomia TEMA

Programi i qeverisë “Rama 3” nuk adreson problemet reale të ekonomisë shqiptare e as nuk identifikon burimet e rritjes.

Të këtij mendimi janë ekspertët e ekonomisë, sipas të cilëve më emergjent mbetet emigracioni i të rinjve, që edhe në këtë plan qeverisës mungonte një strategji për frenimin e tyre.

“Nëse ti i thua shqiptarëve që do rritet ekonomia me 4.5% në vit më thuaj si? Ekonomia ka disa komponentë që prodhojnë rritje më thuaj si?

Cilat janë problemet që ka shoqëria shqiptare që janë evidente: E para korrupsioni, e dyta kriza e ikjes së shqiptarëve, vëmë re më pak studentë regjistrohen, më pak njerëz për t’u punësuar.

Sistemi arsimor shqiptar. këto janë plagët më të mëdha që ka shoqëria shqiptare. Unë nuk i pashë ato në program”, u shpreh Rezart Prifti, ekspert për ekonominë.

“Është një dokument sipërfaqësor, i cekët që për mua reflekton mosnjohjen e realitetit ekonomik e social që ka vendi. i prek të gjitha fushat nga pak, duket që ka fokus, duket që energjia, infrastruktura dhe turizmi do jenë në fokus të politikave mbështetëse në 4-vitet e ardhshme.

Drejtim i duhur për mua që do sjellë efekt në rritjet ekonomike. themi do kemi modernizim të arsimit dhe si prioritet është i drejtë por nuk identifikohet se si do zgjidhen këto problematika shumë të ndjeshme në Shqipëri”, tha Enea Janko, ekspert për ekonominë.

Ekspertët janë skeptikë për një ulje të borxhit publik nën 60% siç është zotuar ekzekutivi. Ndër të tjera, ata propozojnë një ristrukturim të plotë të ekonomisë.

“Tenton të ulësh borxhin publik kur sapo ke dhënë porosi për të emetuar një borxh gjysmë miliardi euro? Kjo duket pak si paradoks.

Nuk duhet të orientohet ekonomia shqiptare që të ketë bujqësinë si prioritet. Duhet investohet në burimet njerëzore dhe në prodhimin e shërbimeve. Është koha që ne ti vëmë një strategji të vërtetë turizmit sepse kemi një kapacitet të frikshëm të pashfrytëzuar”, tha Rezart Prifti.

“Për sa kohë premtimet janë të shumta, do rrisim pagat, do bëjmë investime nuk besoj se do ketë ulje të borxhit. kalimi i nga fasonët në produktet ‘Made in Albania’ reflekton një mosnjohje të tregjeve rajonale dhe ndërkombëtare. Nuk mund të konkurrojmë me produkte të tilla në tregjet ndërkombëtare dhe ndërkohë do ishte mirë të merreshim me gjëra që ne mund t’i bëjmë”, tha Enea Janko.

Me gjithë angazhimin e qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit, ekspertët vlerësojnë se edhe në këtë program mungonte ndër të tjera edhe një plan për thithjen e investimeve të huaja në vend.(TCH)

5 komente në “Defektet e programit të qeverisë “Rama”, ekspertët: Nuk zgjidh problemet. Nuk tregon si do rritet ekonomia”

  1. P says:

    Paskan gjetur ekspert? Ky ështe trap.

  2. paradoxal says:

    Le te themi qe ekonomia nuk eshte fusha ne te cilen kryeministri ka shume ekspertize! Imagjinata edhe i punon, por pjesen e trurit pergjegjese per llogjiken analitike s’e ka shume te zhvilluar.
    Te shohim sa larg do i ngope shqipet me propagande.

    Artisti yne perfiton se perballe ka nje tufe banditesh qe jane o zot na ruaj; perndryshe s’do kishte marre kurre as mandatin e dyte.
    Qofsha gabim.

  3. Scutari says:

    Po ku kemi ekonomi ne more?! Ne kemi vetëm tregëti dhe ajo është 90% informale!!

  4. mond says:

    Nuk kemi,nuk kemi, fukarallek dhe vetem ankesa, kjo eshte moda tani, nuk degjon tjeter “muzike”, por po dole ne rruge te mbysin makinat, trafiku ne qytete eshte bere si kudo ne bote, problem ngado per te parkuar.
    Me cfare blihen gjithe keto mjete?
    Si qarkullojne ato neper rruge?
    Dhe me uje selite te punonin duhej nje “det” i tere ti ngopte…
    Prandaj mos u cudisni me ekonomine ajo ate pune ka, te rritet, sepse cdo njeri mundohet te beje cdo dite dicka me shume, dhe keshtu vazhdon jeta…

  5. katarakti says:

    Edhe këta “ekspertët” ja kanë futur kot. Bujqësia ështê me rëndësi themelore për ekonominë e çdo vendi. Shqipëria psh është e njohur për bimët e saj mjekësore. E kundërta. Ne nuk kemi kulturë turizmi. Nuk kemi infrastruktura. Kemi namin për kriminelë dhe vend i pasigurt. Turisti do kushte dhe hotele me 5 yje. Siç i ka Italia, Turqia, Greqia, Spanja etj. Ku ka turist që të durojë pordhët e kamarierit idiot shqiptar?! Pêr çfarë investimesh të huaja flasin këta “ekspertë”?! Qê të na xhvatin edhe lëndêt e para si kromin, naftën, bakrin, siç bëjnë në Afrikë?! Përsëri. Shqipëria ka nevojë të ngrejë fabrika me cikêl të plotë prodhimi. SIç kishim fabrikën e telave të bakrit në Shkodër, konjakun “SKënderbeu” në Korçë, Kombinatin ushqimor në Tiranë, etj etj që të thithin prodhimet vendase dhe të rrisin eksportin. Kêta “ekspertët” janë për veten e tyre prodhim “Kristali”! Asgjë më shumë. Njëlloj si Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje