Genc Pollo i është bashkuar lëvizjes që ka ndërmarrë Sali Berisha pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe dëbimit nga Partia Demokratike.
Ish deputeti e sheh shpresën e vetme të shqiptarëve vetëm tek Berisha.
Në një shkrim të gjatë ai sqaron edhe arsyet se pse sioas tij duhet mbështetur ish lideri historik i PD.
Shkrimi i plotë
1-Projekti i shpresës e i besimit ende në pritje
Partia Demokratike e mbas 25 prillit fatkeqsisht nuk ka ende një projekt të ri besimi e shprese me të cilin mund të motivojë anëtarësinë dhe elektoratin e saj si dhe të afrojë pranë saj segmente të tjera të shoqërisë e të opinionit publik. Në mënyrë që ajo të bëhet mazhoritare në zgjedhjet e ardhshme. Votimi i anëtarësisë për kryetarin e kongresi partiak që u mbajtën fill pas 25 prillit praktikisht e penguan formulimin e një projekti të ri. Parulla “Përpara me këta që kemi” ishte ekuivalenti partiak i kokës së strucit të futur në rërë. Jam i sigurt megjithatë që në Kuvend deputetët demokratë do të jenë denoncues të abuzimeve e të dështimeve të qeverisë e sa të munden edhe kontrollues të saj. Këtë funksion demokratik të rëndësishëm ata e kanë kryer më së miri gjatë dy legjislaturave të fundit deri në momentin fatal të “mandatdjegies”. Por veç kësaj, deputetët dhe tërë Partia Demokratike paraqitën edhe një vizion alternativ qeverisjeje, realizimin e të cilit shumëkush e konsideronte të mundshëm. Deri në 25 prill 2021! Pas tetë vjetësh në opozitë dhe në prag të një tjetër katërvjeçari opozitar PD aktuale në status quo nuk ka sesi të vazhdojë të bëjë këtë. Dmth të bindë njerëzit se është apo se me kalimin e kohës do të bëhet një alternativë reale ndaj pushtetit rilindist. Kjo situatë natyrshëm e bën pushtetin edhe më arrogant, më abuziv e më të dëmshëm për një Shqipëri demokratike e europiane. Prandaj status quo në PD duhet të jetë i papranueshëm për çdo demokrat me ndërgjegje politike.
2-Monopoli i së Vërtetës
Në 19 maj të këtij viti Sekretari i Shtetit i ShBA-së e përcaktoi ish-Kryetarin e PD-së si person që nuk mund të hyjë në ShBA (designated ineligible of entry into the US). Tre ditë më vonë në një intervistë kam thënë se “Ky lajm ka qenë i papritur e tronditës për shumëkënd; jo vetëm për fansat e Doktorit. Nuk i di detajet e faktet që mund të kenë shërbyer për bazë. Palët mund t’i sqarojnë. Por më bën përshtypje se ndryshe nga tre personat që së fundmi janë shpallur “non grata” Sali Berisha është prej tetë vjetësh larg nga çdo ofiq pushteti. Ai ka denoncuar rregullisht paudhësitë e qeverisë Rama; të cilat, me një gjuhë tjetër por me thelb të njëjtë, denoncohen edhe nga raportet ndërkombëtare. Dhe ndryshe nga këta tre persona e shumë të tjerë z. Berisha ka merita historike edhe në marrëdheniet tona me ShBA.”
Ofiqarë amerikanë ndërkohë kanë shpjeguar se procesi i verifikimit të personave për përcaktim të tillë zgjat shumë kohë sepse involvon shumë agjenci dhe shqyrtim të imtë. Prandaj edhe koha e përcaktimit e njoftimit të tij nuk ka lidhje me kontekstin politik në shtetin e personit të përcaktuar. Mund të jetë fare mirë kështu. Edhe pse kush ndjek jetën publike në ShBA mund të jetë tronditur (tronditur them në rastin e një dashamirësi si unë) nga akuzat e ndërsjellta mes kampeve politike, sidomos gjatë pesë viteve të fundit, për politizimin dhe instrumentalizimin partiak të agjencive qeveritare përfshi ato shumë të rëndësishme. Edhe pse gabimi është njerëzor e njerëzimi përfshin Amerikën siç dëftejnë raportet e Inspektorit të Përgjithshëm e të Posaçëm për Afganistanin (SIGAR). Hamendësime e në këtë çështje janë të padobishme. Përderisa provat e dëshmitë e akuzës dhe të mbrojtjes nuk janë ballafaquar publikisht në sistemin juridik shqiptar ato mbeten spekulime. Kjo vlen në parim edhe për dy të përcaktuarit e tjerë në kampin rilindist. Edhe pse për ta mund të kemi informacione të shumta e opinion të ngulitur.
Por ka diçka tjetër që lipset të sqarohet. Ofiqarë amerikanë gjatë verës kanë trysnuar jo publikisht dhe publikisht (në rastin e fundit me metafora të papërshtatshme) Partinë Demokratike që ajo të përjashtojë sa më shpejt e jo me vonë se shtatori Ish Kryetarin nga grupi parlamentar. Rezultatin e trysnimit e pamë tek vendimi personal i Kryetarit të partisë në 9 shtator.
Ndërkohë që diçka e tillë nuk ka ndodhur me dy rastet e kampit rilindist. Me rastin e kryebashkiakut dhe të deputetit. Madje në të dyja rastet Kryeministri ka sfiduar hapur përcaktimin amerikan. Për kryebashkiakun deklaroi se e ka dhe do e ketë mik çfarëdo që të thotë Amerika për mikun. Edhe pas moskandidimit atij ja la të pacenuar pushtetin duke i emëruar njerëzit e tij në bashki. Nga anëtar i kryesisë qendrore të partisë e largoi butësisht e me terezi në kongresin e radhës pas dy vjetësh (2 shtator 2021; ironikisht një javë para përjashtimit të ish-Kryetarit).
Deputetin, të cilin u detyrua t’a përjashtonte formalisht që herët, e kojti me tendera e drejtorë rajonalë të cilët mundësonin vjeljen e votës. Kur drejtuesi politik për qarkun (ironikisht ministër i jashtëm) u ankua në parti për këto favore të tepërta reagimi i Kryeministrit/Kryerilindistit ishte se deputeti përbënte një realitet politik në qark e kjo duhej respektuar dhe pikë. Rezultati ishin tre mandate shtesë për qeverinë mbas 25 prillit dhe influenca e vazhduar e deputetit tashmë të dorëhequr.
Ofiqarët nuk e kanë shpjeguar ende pse u përdorën dy kute. Edhe pse pëgjegjësia e pushtetit është gjithëmonë më e madhe sesa ajo e opozitës. Derisa kjo të ndodhë do të vijojnë hamendësimet e spekulimet se përcaktimet amerikane, koha e natyra e sidomos impakti në terren i tyre mund të mos jenë krejt burokratike, automatike e objektive. Dhe unë personalisht kam një arsye më pak për të rishikuar qendrimin tim mbi përcaktimin e 19 majit.
Por meqë po flitet për sovranitetin në partitë tona duhet të kujtojmë se kurrkush nuk mund t’i mohojë Amerikës sovranitetin e saj që t’i lejojë a ndalojë hyrjen në vend kujt të dojë. Po ashtu duhet të themi se përcaktimet amerikane, çfarëdo të mendojmë për to, duhen konsideruar realisht si elemente të botës reale dhe dhe të marrëdhënies me një mik e aleat të madh e të pazëvendësueshëm të Republikës tonë. Prandaj ato për hir të interesave më të mëdha se ato personale lipset të zgjidhen në rrugë vetjake. Mend për herë tjetër!
3-Jo çdo e keqe vjen për të bërë dëm
Ish Kryetari ka nisur një lëvizje brenda partisë e cila ka përkrahje të gjerë në anëtarësi. Motivet e përkrahjes në anëtarësi shtrihen nga pakënaqësia për humbjen zgjedhore, tek zemërimi për përjashtimin e mënyrën se si u krye ai dhe deri tek shpresa se partia do të mund të shndërrohet sërish në një alternativë reale pushteti. Potenciali i lëvizjes është pozitiv nëse orientohet nga e ardhmja. Prandaj shresoj se rrugës do të filtrohen objektivat ngushtësisht personale në favor të atyre që i shërbejnë të partisë e vendit. Propozime të çuditshme për amendamente statutore duhen lënë pas. PD nuk ka vuajtur nga cilësia e statutit por nga shkelja apo zbatimi arbitrar i tij para e mbas v. 2013. Konsolidimi i kulturës së ligjshmërisë brendapartiake është sfidë afatgjatë. Po ashtu edhe rishikimi i parakohshëm i 9 shtatorit do të ishte kundraproduktiv. Duam apo nuk duam ai do të hapte opozitës fronte lufte të panevojshëm ndërkohë që asaj i del e i tepron fronti me regjimin.
Gjithashtu duhet të jetë e qartë se orientimi nga ardhmëria nuk përmban restaurimin e realiteteve të para v. 2013 apo të vartësive të perceptuara të mbas v. 2013.
Këtu ka plot elemente që mund të shtohen apo të hiqen nga agjenda e lëvizjes dhe e kongresit partiak që ajo synon. Debati i demokratëve në javët e muajt në vijim do të konturojë këtë agjendë.
Vlera e lëvizjes dhe merita e Ish Kryetarit do të jenë në ndërtimin e një projekti të ri besimi e shprese për të ardhmen.
Prandaj si anëtar i Këshillit mbështes e apeloj për thirrjen e Kongresit (Kuvendit) Kombëtar të Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike.
Pollo krijo prape p.d.re.ec pollo mos ki frike se je tope.
Ti zoteri e kthen gunen nga fryn era.Sqaru tani si qendron e verteta e shtepise qe ka Saliu ne Amerike.Ti e ke akuzuar .apo ke haruar .Dil e thuaj qe Saliu nuk ka shtepi ne Amerike dhe une kam genjyer atehere.Te pakten mos haroni sharjet qe beni per njeri tjetrin
Bobobobo cfare figure….
Te gjith keta plera qe i bashkohen kriminelit Berisha jane anti Amerikan qe duhen bere NON GRATA…
Nje idjot tjeterqe ka maruar per geologji minjera dhe rri gjith diten duke share Ameriken eshte Alfred Cako, eshte turp per ato TV qe e mbajne kete fundrine…
Genc Pula mund te kete hallin e vet nga perfitime qe ka patur , ketà jane te hurit dhe te litarit .
Berisha si shprese vdekur per Pollon, Doris Pach e kompani. Si s’paskan pasur keta njerez pak rakubet ne veten e tyre, por njerez prej balte moçali!!!!!! SPAK mos te na vonoje !
Berisha si shprese vdekur per Pollon, Doris Pach e kompani. Si s’paskan pasur keta njerez pak rakubet ne veten e tyre, por njerez prej balte moçali!!!!!! SPAK mos te na vonoje !! Se çdo vonese, jane rrathe per koken; sa do prese i ziu njeri qe ka gjak!
Andreas Papandreou për 20 Vite nuk Shkoi në Amerikë, por Ishte Kryeministër i Greqisë!
20 SHTATOR, 202120 SHTATOR, 2021 INFO/OPINIONE
Andrea Papandreou nuk shkoi dhe nuk u lejua të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 20 vite (1974 – 1994).
Ai shkoi në Amerikë, si kryeministër, vetëm në vitin 1994, me ftesë të Presidentit Bill Clinton, për një vizitë zyrtare në White House, vizitë që theu edhe akullnajën politiko-strategjike mes Uashingtonit dhe Papandreut.
Por, Papandreou ishte kryetar i Partisë Socialiste PASOK, deputet dhe kryeministër për disa herë në Greqi, edhe pse nuk mund të shkelte tokën e superfuqisë ekonomike dhe ushtarake, Amerikës. Të mos shkuarit në Amerikë nuk e pengonte për të drejtuar partinë dhe vendin e tij. Dhe në Greqi nuk diskutonte askush për këtë fakt, nuk i interesonte askujt!
Kjo nuk është për analogji me Berishën, por për të logjikuar dhe për të argumentuar se vendim-veprimi i Bashës nuk është vetëm absurd, por vrastar ndaj atij që i hapi udhën e karrierës politike, është fatal për jetën e një partie politike në opozitë, për anëtarët, militantët dhe suportuesit e saj, si dhe kur ky vendim-veprim vjen i kushtëzuar nga pozita, e bën aktin të shëmtuar, apolitik dhe të turpshëm.
Më lejoni të vazhdoj të besoj se Ramës nuk i duhet më Basha, kryeopozitari që i merr 30% të së tërës, në një dorë.
Ai që mund ta asgjësonte Bashën ishte dhe është vetëm Berisha i mbështetur nga demokratët. Këtë bëri Rama, duke e përdorur Bashën, ja hodhi “kurbanin” nofullave të ujkut dhe kështu në këto katër vite pushtet, do të jetë tërësisht i lirë dhe pa kavo e litarë që i kishin lidhur duar dhe këmbë.
Karamanlis: “I përkasim Perëndimit!”
Papandreou: “U përkasim grekëve.”
Bash’a dhe bashallëku, pozitë dhe opozitë janë shumë larg profilit të këtij rangu politikanësh.
Kujdes: Duhet të dinë politikanët shqiptarë, se janë thuajse të gjithë, Persona non Grata për shqiptarët.
Tashti shihet se qenka idiot.
Ky ndyresira,vegla e voriepiroteve shoviniste ,na propozon qe filoserbi Berisha ,mbasi shkaterroi gjithcka qe mundi ,te ringreje PD….Perse,?Per te ardhur perseri ne pushtet hordhia barbare e Berishes ,per te shkaterruar perseri ate qe eshte arritur keto 8 vite te PS ne pushtet.Sepse futja e Shqiperise ne rrjedhen normale te nje shteti modern eshte veper e shqiptareve dhe e PS .Mjafton kjo arritje ,riberja e shtetit,futja e ekonomise dhe sistemit ne rrugen e modernizimit,perballimi i Pandemise dhe rindertimi pas termetit per te arritur ne perfundimin qe PS duhej domosdoshmerisht te fitonte.Dhe ne se nuk fashihet nga harta politike Berisha ,por edhe Basha ,PS duhet te beje te pamunduren me pune,korrektesi dhe vendosmeri te rimarre edhe mandatin e 4..t.Por me nje drejtues tjeter,me te ri ,me te majte ,me te lidhur me problematiken serioze te uljes se varferise.
Genc, besoj se do ti lexosh komentet e shkrimit qe ke derguar tek Tema. Nga permbajtja e shkrimit, dhe aktivitet yt politik gjate ketyre 3 dekadave, tregon nivelin e ulet te inteligjence, te nje ‘politikani’ pakarakter ose, me mire te thuash, me nje karakter qe prostitutat te kane zili. Mjafto nje fjale te marresh nga shkrimi yt e kupton karakterin tend. Ne te gjithe artikullin ti shkruan me shkronja te medha ‘Ish Kryetari’ – nje menyre e peshtire servilizmi per nje njeriun me negative ne histori e Shqiperise, per ‘doktor’ kermen (mund te jete gjithshka por jo mjekt/doktor), per shkaktarin e tragjedive te firmave piramidale, te ngjarve te viteve 97′, tragjedine e Gerdeci, degjenerimin total te sistemit te drejtetis, edukimit…Genci ende nuk e kupton ose nuk desheron ta kuptoj qe PD eshte cerdhja e llumit te shoqerise shqiptare, e si e tille nuk vjen ne pushtet. Ky mendon se duke ju lepiur nje nje kerme, nje politikani te ngordhur si Sahli Berisha mund te behet njeri i rendesishem e siguroj ne te ardhmen nje pozicion te larte ne parti e pushtet.
Shume i thelle je “amerikano”, ….por ti nuk paske qene ne Shqiperi ne 30 vjetet e fundit, per te kuptuar akoma me mire qe Berisha nuk eshte Papandreu
Ahahahaha, po ky kuqsi e ka pas shef Saliun, dhe ky i fundit ja di Pollos gjithe pislliqet si minister ! Doemos qe do mbroje shefin e tij te dikurshem, keshtu ndodh ngado
Ç’janë këta shqeto budallenj? Jeni ndër vete more njerëz apo keni lajthitur të gjithë ju që doni të mbuloni “mutin me shurrë-shprehje popullore). Por lëreni more të flasin faktet dhe drejtësia apo ndjeni të keqen që po ju vjen tek dera, bile ju ka hyrë brenda në bark. Çdo drejtus shteti, ka merita dhe të liga. Por Kur të ligat përmbysin të mirat, si në rastin konkret, atëhere në valle hyn drejtësi z. Pollooo, z. Tritaaan, z. X dhe y. Një pyetje që ndan shapin nga shqeri: ju z. Pollo dhe pollot e tjerë, mirë bëni që i radhisni të mirat, por thoni more të uruar dhe ca nga të ligat dhe pastaj jepni llogjikën tuaj, por të pa anshme, të saktë. Sepse kështu si veproni ju, më vjen pak keq, por tallni ishin e partise dhe ai ju njeh mirë juve dhe e di që e tallni, sepse nuk gjykoni saktë. Nejse gjithkush thotë aq sa di dhe aq sa vlen .Tuung
Arbëror Epiroti
Shikojeni me vemendje foton e mesiperme…Eshte bere ne spitalin ushtarak,kur po i merrnin deshmi bodigardit te plagosur te Azem Hajdarit… Shikojeni me vemendje…Shikim sy me sy dhe breket mbushur nga frika.Nga frika se mos zbuloheshin…I premtonin njeri tjetrit besnikeri ne krim…Dhe e kaluan lumin …
SPAK duhet te hape hetimet dhe t’i marre te pandehur qe te dy VETEM DUKE PARE KETE FOTOGRAFI!
Me sa duket ty koqe te paska ofruar karigen e kryetarit Sala qe I qenke bashkuar levizjes. Une them se e vetmja shprese per demokratet eshte te varrin nga nje gur ne qafe edhe te hidhen te mbyten ne det,do jete me mire keshtu sesa te presi shprese nga ti edhe nga saliu.
Si s’te vjen turp o plere. Ju mbeti salehu ne mendje, qe zoti ju ndeshkofte ci keni bere ketij vendi. Po dita e gjykimit te shpures suaj te zeze nuk do vonoje. Ka filluar te bjere kembana, por ju sdoni ta degjoni. Plera. Ju mbeti mendja te ai shpellari qe kerkon te luftoje me ameriken, domethene, me bajlozin e detit, hahahahahahaha! Ti e Noka, e Mziu e kompani, jeni trushpelaret e sallahut. Nuk shpetoni dot nga zgjedha e tij, se ju ka tromaksur me kercenime e me dosje ai, perfshire dhe ty, qe ke ca gjera edhe ti, se kot s’e mbron ate qelbesiren dhe funderinen e shqiperise dhe agjent te serbise! Ki durim dhe ti, dhe do ta marresh reston!
Kryesorja eshte qe luli nuk duhet te ri me kryetar i PD-se, sepse edhe nese ka patur mbeshtetje e ka pasur nga ata/ato anetar partie qe ne mbi 80 % jane simpatizante te saliut. Luli, po te doje te ike ne Hollande, ose te krijoi nje parti tjeter . PD-ja duhet ti nenshtrohet nje riorganizimi perfshi zgjedhjen e kryetarit te ri. Nese luli nuk jep dorreheqjen aty brenda do te behet kahsapane e vertet, njesoj sic i hajne koken njeri tjetrit grupet rivale te bandave te droges, prostitucionit etj. Ja ke per ta pare nese gomari lul nuk do te jape dorreheqjen brenda 2 muajve!!
Ti qime kuq,je nje nder mostrat e asaj partie,ti je nje nder perfituesit material,qe akuzohet ish kryetari jot,ti je nje nder vrasesit e njerzve te pafajshem ne 97-en ne Permet,ti ke problememe me ligjin per abuzimet qe ke bere me fibrat optike,prandaj ti qime kuq,qe te dogji bytha per ish kryetarin,je nje BQ qe nuk e ke shokun,prandaj ti legen behu gati te mbrohesh per per krimet qe ke bere,se ashtu sic kane letrat per shefin tend,FBI-ja i ka dhe per ty
I zgjuan merhumet qe kane henger buke ne kohen e Berishes si skllever te urte dhe gjumashe……