Raporti i shpenzimeve të partive në fushatë: PS ka harxhuar 84 milionë lekë më shumë se PD dhe LSI bashkë

21 Shtator 2021, 15:58Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet me pasqyrat financiare të shpenzimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia e cila ka shpenzuar më tepër në fushatën zgjedhore është ajo që fitoi edhe mandatin e tretë rresht, Partia Socialiste. Sipas KQZ, PS ka shpenzuar 174 milionë lekë, 84 milionë lekë më shumë sesa kanë shpenzuar bashkë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Partia Demokratike ka shpenzuar 47 milionë lekë në fushatë, sipas raportit të KQZ, ndërsa LSI ka shpenzuar 43 milionë lekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje