Një shpërthim ka ndodhur në një lokal në Durrës.
Policia informon se një bombol ka marrë flakë dhe ka shpërthyer si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Nga shpërthimi u lënduan pronarja e lokalit dhe klientja që ishte aty.
“Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.
Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.