Zhduken dy vajza të mitura në Kosovë, e ëma: Kanë shkuar në Shqipëri për të punuar, edhe më herët kanë tentuar ta bëjnë këtë

21 Shtator 2021, 11:56Rajoni TEMA

Dy vajza të mitura nga Vitia e Kosovës janë arratisur nga shtëpia e tyre prej më shumë se dy muajsh.

Mediat e Kosovës shkruajnë se edhe pse të mitura ishin zhdukur që më 23 korrik, nëna e tyre e ka bërë vetëm dje kallëzimin në polici.

Ajo ka rrëfyer se dyshon se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar, pasi edhe më herët kanë tentuar të largohen pë ta bërë këtë gjë.

“Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetim”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 komente në “Zhduken dy vajza të mitura në Kosovë, e ëma: Kanë shkuar në Shqipëri për të punuar, edhe më herët kanë tentuar ta bëjnë këtë”

  1. GazMir says:

    Derisa të gjenden, e ëma tyre duhet burgosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje