Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Në një reagim në Twitter, kryediplomatja amerikane shprehet se askush nuk është mbi ligjin.
Ajo nxit prokurorët që të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë ata.
“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.
Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.
Ndërkohë, shpallja e fundit sipas nenit 7031 ka qenë ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas Seksionit 7031 (c), Sekretari i Shtetit është i autorizuar t’i ndalojë hyrjen në SHBA, zyrtarëve të huaj, për të cilët ekzistojnë informacione të besueshme që tregojnë se ata kanë qenë të përfshirë në “korrupsion domethënës”, përfshi korrupsionin në lidhje me përfitimin e burimeve natyrore, ose nëse këta individë janë të përfshirë në “shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut”.
Llalla e hengri se kundershtoi nderhyrjen e paprecedente te Donald Lou per Banker Petrol. Pa kete , do kish qene akoma ne prokurori megjithe vjedhjet qe ka bere. Zonja ambasadore, per naive i merrni shqiptaret/ ne jemi te varfer, jo naive.
Pirdh te shfrihesh i thone kesaj o Kim Kardashian made in China.
Ne asnje vend arab nuk funxionon DHIMOKRATIA kshq vari kkkkkkk……
po ik moj surrat pllakatore ,dy vjet ? dy vjet hanin te varferit per nje tel qe kishen lidhur per te mare korrent ,,keta duhet te kalben ne burg jo vtem qe kane vjedhur ,por qe kane liruar dhe kriminele .Te dhjefsha mu ne reforme ,dale te kalojne nja dy vjet pastaj do leshoje interpoli urdherin ,,deri atehere do kene sajuar ndonje gje te re ,keshtu qe ky fshatari do vazhdoje te jetoje si mbret
Te dhjefsha drejtesine ! 2 vite burg per LLallen me gjithe ate pasuri te vjedhur , po vodhe dritat denohesh me shume .