Pritet arrestimi i Llallës, flet avokati i tij: Nuk është e drejtë, s'e di fare ku është. Po mund të jetë edhe në Shqipëri

22 Shtator 2021, 14:36Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Teksa pritet që ish-zyrtari i lartë i organit të akuzës të arrestohet për vuajtjen e dënimit, ka ardhur edhe reagimi i avokatit.

Sipas tij, Llalla vuan nga një sëmundje dhe ndodhet në regjim spitalor.

Avokati kundërshtoi vendimin duke e quajtur të padrejtë pasi gjykata sipas tij s’ka konsideruar pretendimet e palës mbrojtëse.

“Jemi me gjykim të padrejtë. Di që është në spital. Gjykata edhe e shkallës së parë edhe e Apelit, ka bërë copy-paste vendimin pa marrë parasysh asnjë detaj të mbrojtjes. Do ta çojmë në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet, mund të jetë edhe në Shqipëri. Gjykata nuk ka konsideruar pretendimet tona, që do të thotë të dënohesh për një vepër penale që nuk e ke kryer, për një deklarim që e ke kryer”, u shpreh avokati i Llallës, Sokol Azizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje