Kush po lyp luftë!

25 Shtator 2021, 21:50Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

Prit e prit që po intervenojnë policia, intervenuan protesuesit!

Ku ishin policët dhe çka bënin shqiponjat e Kosovës në ato çaste kur protestuesit serbë i kallën qendrat e regjistrimit të automjeteve në Veri?

Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla e turpëruan Kosovën dhe e degraduan në nivelin më të ulët të mundshëm!

Tash, kah do t’ia mbajnë!

A do të ktheheni në shtëpi, apo do të vazhdoni t’i shikoni serbët kah ua fusin flakën Institucioneve tjera!

Shqiptari s’guxon të dal pa

maskë në rrugë, kurse në Veri serbi guxon të gjuaj granata para policëve të Kosovës.

Njësinë Speciale i shfrytëzon Albin Kurti si spektatorë dhe si truproje të protestuesve serbë!

Është e ndaluar të hedhësh granatë nëse nuk e ke vënë maskën?!

Në Prishtinë nuk guxon të protestosh para qeverisë se të shkelin në fyt policia,

në Veri natën të kallin serbët dhe ministri Xhelal Sveçla e merr vesh n’sabah!

Për t’ia futur flakën dhe për ta ndezur Veriun kanë ditur para Albin Kurtit. Kanë ditur shumë më mirë.

Albin Kurti ka ditur t’i drejtojë armët e tij veç ndaj Institucioneve të Kosovës!

Albin Kurti ka kujtuar se paramilitarët serbë janë si deputetët shqiptarë, që ua gjuan gazin lotsjellës hundëve e ata nuk bëjnë zë, veç të lusin ‘aman, mos na gjuaj’!

Ironia më e madhe është se protesta është e organizuar nga Lista Serbe, pra nga qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës edhe e kall veriun, edhe e ‘mbron’ veriun!

Kjo është tragjike!

E edhe më i rëndë është fakti se Institucionet e Kosovës po digjen nga paramilitarët serbë të cilët marrin rroga nga Albin Kurti, pa punuar!

Nga ata të cilëve Albin Kurti ua paguan shpenzimet e rrymës, ua paguan shpenzimet e ujit, dhe mbeturinave.

Pra, me paret e shqiptarëve paramilitarët serbë i blejnë shkrepsat dhe granatat për t’i djegur Institucionet e Kosovës!

Nuk jeni për këtë punë.

Njeriu i mençur nuk e ndez luftën të terrenin e tij!

Sidomos derisa janë duke vazhduar bisedimet.

Tek pasi do të shpallej i dështuar dialogu, atëherë ndryshojnë qëndrimet.

Përndryshe, tani për tani, askush në botë nuk është në anën e Kosovës dhe të Albin Kurtit.

Përveç Vjosa Osmani!

Më lehtë nuk ka sesa të udhëheqësh Kosovën.

Veç e pyet Ambasadën Amerikane se ‘çfarë duhet të bëjmë në Veri’, dhe ti s’ke nevojë të lodhesh fare!

E jo të frustrohesh, të veprosh kry’ n’vete!

T’ia tregosh vendin Amerikës!

Kush po lyp luftë?

Pse po e lyp luftën të cilën e di se nuk do ta fitosh?

Të ka marr malli ta rrëzosh qeverinë?

Apo s’je mirë prej mendve!

P.S. Talibanët e Vetëvendosjes janë të vendosur të shajnë, të frikësojnë dhe të kërcënojnë me jetë gazetarët dhe intelektualët shqiptarë.

17 komente në “Kush po lyp luftë!”

  1. Cajupi says:

    Shko moj Gare se je bere e padurushme.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Te na rrojne Kusaret e Kuvendit te Kosoves dhe c’do gje do rregullohet.. Edhe e krruajne edhe kerkojne ndihme.. Peng do te mbaj Serbia sa te ket cetniket ne anen tende.. Ketu do jemi..

  3. Shqiptari eshte e keqja e vetvehtes .
    Tradhetia ndaj vendit dhe popullit tend , eshte krimi me i madhe qe i behet Atdheut .
    Nuk do ta keni te gjate .
    Shqiptareve po i soset durimi nga ju bijt e bushtrave qe shkerdheheni gjithjetes me te huajt e i sherbeni atyre

  4. Baliu says:

    Keeping up with Kim Berishian ? ? ?

  5. Visi says:

    Moj psikopate ,inati yt nuk paska kufi,
    Kjo që po bën është për inat ….flej me mullixhiun,se Ti je mësu me fjet pleq….

  6. Baliu says:

    Krye Kimja paska filluar te krihet.

  7. BM says:

    Me vjen keq dhe turp qe po e lexoj kete editorial dhe kete promovim ne gazetat tona…
    Te mbash anen e armikut te vellait tend kur vellai yt ka te drejte per inat te vellait tend, nuk te ben as drejte, as te mencur e as me pak atdhetar por perkundrazi te ben tradhetar dhe te turpshem per te mos thene te neveritshem…
    Promovimi i ketij editioriale ne mediat servile te kryeministrit te shqiperise tregon shume qarte servilizmin e kryeministrit ndaj kryeminstrit serb…
    Jo servilizem por skllavin e tij, i cili po i sherben me mire se serbet kauzez serbomadhe denigruese ndaj Shqiptareve…

    Turp Turp

  8. mb says:

    Nga e merr kjo guzimin te jep opinione amatore, larg nga esence e qeshtjes!

  9. Argjon says:

    Mjafton që shqiptarët kudo ku ndodhen janë në anën e Qeverisë së Republikës së Kosovës!
    Kosova është e vërteta e Serbisë dhe Serbia po e tregon me vepra se çfarë planesh ka për Kosovën.

  10. Ilir says:

    Stambolli digjet Kimetja krihet.

    1. vezhguesi says:

      Stambollin po e djegun vete Kosovaret me fondamentalistin e vetçvedsjes Al Bin Kurti!Ndaj hapni syte !Kimetja ka te drejte ,Kurti ashte tye kthye kosoven si palestinezet me Izraelin ,ku kandermend qe te behet si Arafati ne çeshtjen e “Dardanise”.Harron qi jetojme ne shekullin e 21 e per rrjedhoje njerezit tash kuptojne qe kane nje jete e jo dy.Por siç duket po ju prish Al Binit plani A me Serbine tash po hidhet kendej nga kufiri me Shqiperine ku besoj qi edhe kendej do reciprocitet !Nje gje eshte per te ardhun keq qe gjithçka qi Kosova e arriti me luften e UCK-ky po e shperben me nje mandat kryeministri !I vetmi udheheqes ne bote qe ka veç armiq e asnje mik.Ta gezoje Kosova .Nuk e di nese u kthye Vjosa prej Amerike se ka me i kapun prej zhelesh ata Serbet qi kane bllokue rruget ku kryeministri i vendit si gjithnji “donte me vue vetulla e qiti syte”.
      Kosova duhet te ktheje urgjentisht Abdulla Hoti si njeriu mei ekuilibruar dhe me vizion per vendin vet.

  11. Asd says:

    Qenka kollaj me u fut ne rruge pa krye, por shume e veshtire me dale. Vendimi per targat ishte i drejte por i gabuar per kohen kur u mor. Pun’t e shtetit duan diplomaci.

  12. xhemal says:

    Gazetaria po’ thote te verteten.o patriota te medhenj me fjale..te drejtosh vendin eshte nje detyre e veshtire..albini eshte nje ngaterrestar i rendomt nje nazionalist i keq ..te ruash paqen eshte me e veshtire se te fitosh luften..Per tu ngaterruar nuk duhet shume mend e zgjuaresi..cdo vendim do kohen e vet..albini thote fjalen e fundit pa’ u menduar e merr vendime kur nuk duhen marre…serbine e njohin mire kosovaret e gjithe shqipetaret..por mendoj ne keto caste duhet te perqendrohemi tek forcimi i brendeshem i ekonomise e permiresimi i jetes se qytetateve ,punesimi ,shkollimi e mbi te gjitha shendetesia..koha per lufte ka mbaruar..duhet te punojme per paqen e bashjetesen keto sjellin te mira..lufta sjell te vdekur,shkaterrime e vuajtje te gjats

  13. Juli says:

    More IDIOTA . JU e kuptoni cfarë shkruan ajo !!!!!
    O ANAL-FABETA.
    Nuk po e kundërshton Al-Binin.
    Po i thotë pse NUK VEPRON,MBROJE ATDHEUN nga serbët.
    Mos i përdor armët kundra KOSOVARËVE nëpër mitingje,….
    Ata serbë që ka në qeveri po hedhin GRANATA PO DJEGIN.
    O MATUFA

  14. Mercenari says:

    Po vellait na i ka ik mendja.o mik.cfare me ba ne.me hap lufte.po pse duhet me hap lufte.kur ti ske takat me ngrejt breket tua.kush do luftoi.ju herojt e kafeve dhe kolltuqeve.ju te rruni bolet.se per lufte u provut ju sa te zot jeni.mos te ishte Amerika.patkoi i milloshir dhe Sales.e zbrazi Kosoven per 24 ore.budallej shqiptaret kane nxjerre boll dhe e kane mare ne qafe kete komb.po ata qe e mbajten kete vend ishin trimat me mend.qe per momentin jane shume pak.

  15. Baliu says:

    Kush thot e kush genjen se Kimja eshte e vogel.

  16. Plotë 15 vite VV. e dogjët Kosovën dhe tash po hedhni valle për intresa të huaja dhe të Kurtit dhe Vuçiqit për të fituar vota. Ju keni rrezikuar lirinë dhe dhe paqën e brisht në Kosovë për kapricet tuaja dhe intresat e huaja. Si harruat kaq shpjetë se kur serbët po digjnin dhe po hedhnin bomba mbi isntitucionet e shtetit të Kosovës në Zubin Potok dhe Zveqan gruaja e Kurtit promovon librin në Beograd, jo në Kosovë sepse nuk e njeh shetin e Kosovës por atë të armikut që bëri gjenocidin më egër ndaaj shqipatrëve!. Çka flet ky veprim – lidhje?!. Kjo znj. Kimete me plotë të drejtë bënë thirrje për një rrezik prej njerzëve të dal nga binarët dhe me vend parashtron pyetjen; “Kush po lup luftë”. Luftën e duan vetem armiqtë, tradhetarë dhe të smurit për pushtet. Keni harruar se për këto qëllime keni dërguat ardhetarët në Hag ashtu siç këkonte Serbia qe 20 vite. Ata përkundër lojërave të mëdha të politikës ndërkombatre sllavo ortodokse, bashkë me SHBA dhe shumicën e evendve të BE na kthyen në tokën tonë dhe deri tash e ruajtën paqen dhe u përpoqën ta finalizojnë me njohje. Për lojrat e tilla si kjo e fundit që u bë pa asnjë planë dinakrisht tash kinse kërkoni “ndihmë” për të dal nga kjo udhë pa krye e faqezezë. Populli ka një thënje “qeni i keq e sjell ujkun në torisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema