Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, i cilësoi të rreme gjetjet e një hetimi të pavarur, i cili arrin në konkluzionin se gjatë detyrës si shefe e Bankës Botërore ajo i bëri presion stafit për të manipuluar të dhënat dhe për ta shfaqur klimën e biznesit të Kinës më të favorshme sesa ishte në të vërtetë.
Georgieva akuzon edhe zyrën e presidentit të mëparshëm të Bankës Botërore, Jim Kong Kim, për manipulim. Ajo thotë se refuzoi një propozim nga një anëtar i stafit të Kim për të përfshirë të dhënat e Hong-Kongut në renditjen e Kinës në raportin e Bankës Botërore Doing Business 2018, çka do të kishte përmirësuar ndjeshëm gjendjen e saj.
Javën e kaluar, Banka Botërore publikoi një raport mbi hetimin e firmës ligjore WilmerHale. Raporti konkludoi se drejtuesit e lartë të bankave përfshirë Georgieva i bënin presion të padrejtë stafit për të ndryshuar të dhënat, duke përmirësuar renditjen e Kinës në raportin Doing Business, ndërsa banka kërkonte mbështetjen e Kinës për një rritje të kapitalit.
Georgieva, e cila në atë kohë ka qenë shefe ekzekutive e Bankës Botërore, e ka kundërshtuar hetimin.
“Për të qenë të qartë: asgjë e tillë nuk ka ndodhur dhe asnjë gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë nën udhëheqjen time“, citohet ajo nga Reuters.
Ekonomistja bullgare, personi i parë nga një vend në zhvillim që drejton Bankën Botërore, është përballur me thirrjet për dorëheqje lidhur me këtë çështje, megjithëse ish-kolegët janë shprehur në mbështetje të saj.
Bordi i FMN u mblodh të martën për të dëgjuar një raport fillestar nga komiteti i etikës dhe një takim tjetër pritet së shpejti.
Kryetarja e Komitetit të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Maxine Waters, tha se gjetjet që detajojnë “ndikimin e tepërt nga Kina” në Bankën Botërore dhe rolin e Georgieva-s në manipulimin e të dhënave të “Doing Business” me urdhër të qeverisë kineze është shumë shqetësuese.
Perendimoret kane kohe qe jane ftohur be by….,,
As qe e kane idene se cfare jane komunistet e filozofine e tyre e si po shkojne pune kane shanse qe ta provojne .
Banka boterore thot që asnjë shtet të mos lejohet që ta ketë borxhin publik mbi 60%. Fortun kursimeve
E ardhmja ekonomike boterore eshte Kina,prandaj shteti shqiptar te mbaj mardhenie te mira me Kinen ne çdo lloj aspekti,mjaft qe ti hedhim nje sy mardhenieve qe ka me shtete te fuqishme europiane duke llogarit eksport importet .Kurre mos e nenvlersoni Kinen por ti afrohemi ne planin ekonomik siç i kishim gjer ne fund te viteve 80 è.Superfuqia e te ardhmes