Tensionet Kosovë–Serbi, Vlora Çitaku: Çfarë po bën ambasadori rus në kufi?

26 Shtator 2021, 17:56Rajoni TEMA

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku denoncon prezencën e ambasadorit të Rusisë në Beograd, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, duke pyetur se çfarë po bën ai atje.

Çitaku ka pyetur në Twitter se pse ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes shkuan atje.

“Çfarë po bën ambasadori rus në Beograd duke patrulluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Pse është atje me ministrin serb të Mbrojtjes?”, ka shkruar ajo.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, i shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirin në Jarinjë.

3 komente në “Tensionet Kosovë–Serbi, Vlora Çitaku: Çfarë po bën ambasadori rus në kufi?”

  1. Drini says:

    NJE TURI GJITHE DERRAT KANE
    NDIHMON VELLAI VELLANE
    ME SY HAPUR ENDERRA SHOHIN
    HISTORINE DUKET SE NJOHIN

    U PLAS ZEMRA NGA MARAZI
    AMANETIN QE U LA KNJAZI
    DOT NE VEND NUK PO E COJNE
    BIJTE E SHQIPES RRUGE S LESHOJNE

  2. Shqiptaret qe drejtuan Perandorine Osmane dhe Perandorine Romake says:

    Cfare surrati ky si moter..qir.

    Nuk i quante kot kafshe Hitleri.

  3. Haka Tekizoti says:

    Mos e bëni të madhe. Ambasadori rus ka shkuar të shijojë në kufi bakllavanë Ballkani i hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje