"O Sali, o flori, shpresa vetme je veç ti", militantët presin me ovacione Berishën në Durrës

29 Shtator 2021, 18:27Politika TEMA

“O Sali, o flori. Berisha…Berisha… Rama ik, Basha ik”

Me ovacione është pritur ish kryeministri Sali Berisha në qytetin e Durrësit nga disa militantë.

Në thirrjet e demokratëve për Berishën janë dëgjuar edhe thirrje kundër kreu të PD-së Lulzim Basha, ku i kërkohet largimi sëbashku me Edi Ramën.

Ndërkohë për të pritur Berishën, në Durrës nuk mungojnë as figura si Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, apo Flamur Noka të cilët nga militantët shihet si shpresa e vetme.

Kujtojmë se ky do jetë takimi i katërt që ish-Kryeministri do të zhvillon me bazën e Partisë Demokratike, pas tre tubimeve të para që zhvilloi në Tiranë, Fier dhe Vlorë.

 

1 komente në ““O Sali, o flori, shpresa vetme je veç ti”, militantët presin me ovacione Berishën në Durrës”

  1. Haka Tekizoti says:

    Berisha vazhdon t’u shplajë më thellë trurin trushplarëve dhe trushpëlarët me ovacionet e tyre po e shtyjnë më shpejt drejt gropës. Nuk po e kuptojnë që po ia futin njëri-tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje