SKANDALI: Bordi i Autoritetit të Konkurrencës voton kundër gjobës për tregtarët e miellit

29 Shtator 2021, 17:43Sociale TEMA

Tre anëtarë të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, Leida Matja dhe Adriana Berberi, votuan kundër propozimit të sekretariatit ndërsa kryetarja Juliana Latifi the anëtari Eduard Ypi votuan pro. Kompanitë AgroBlend, Miell Tirana, Bloja dhe Atlas Mills u akuzuan për rritje të koordinuar të çmimit të drithit.

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të mërkurën se një propozim i sekretariatit për të gjobitur kompanitë kryesore të prodhimit dhe tregtimit të miellit në Shqipëri dështoi të miratohej në bord me tre vota kundër. Autoriteti, i cili është kritikuar nga media për mungesë gadishmërie për të goditur abuzimet me tregun përmes sjelljeve të koordinuara, shkoi më tutje duke sqaruar në njoftim se kryetarja, Juljana Latifi dhe anëtari Eduart Ypi kanë votuar pro propozimit për të vënë gjobë ndërsa tre anëtarë, Leida Matja, Adriana Berberi dhe Denar Biba kanë votuar kundër.

Shqipëria është përballur me një valë rritjesh çmimesh, veçanërisht në grupin e ushqimeve. Gjatë muajit shtator, çmimi i bukës masive pësoi një rritje prej 10 lekësh pothuajse në të gjithë vendin.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit ka shënuar një rritje vjetore prej 2.4% në gusht, ku çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.6%. Ndërsa çmimet e ushqimeve rriten, çmimet e mallrave të tjera, veçanërishta to që përbëjnë konsum afatgjatë, si mobilje, kanë mbetur të palëvizura prej kohësh, gjë që sugjeron detyrimin e konsumatorëve të blejnë më pak mallra jo të domosdoshme për të paguar kostot e rritura të jetesës së përditshme.

Çmimet e lëndëve të para kanë pësuar rritje në të gjithë botën. Por pa lidhje me rritjen e çmimeve në tregun ndërkombëtar, disa prodhues dhe tregtarë vendës të dridhit dhe miellit kanë qenë nën vëmendjen e Autoritetit të Konkurrencës për shkelje të mundshme të ligjeve prej vitesh.

Në vitin 2018, të katërta kompanitë u vendosën nën shqyrtim nga Autoriteti i Konkurrencës nën dyshimin se koordinojnë çmimet në treg duke krijuar në këtë mënyrë një kartel të paligjshëm. Në vitin 2019, Autoriteti vendosi hapjen e hetimit të thelluar [link] pasi konkludoi se monitorimi paraprak kishte gjetur se këto ndërmarrje, të cilat kontrollojnë sëbashku rreth 70% të tregut, kanë fuqi kontrolluese në treg për shkak të specifikave të tregut: shumica dërrmuese e grurit të importuar në Shqipëri vjen nga dy burime, gjë që mundëson integrim vertikal.

Autoriteti hetoi në atë kohë duke krahasuar luhatjet e çmimit të drithit në tregun ndërkombëtar dhe ecurinë e çmimit të grurit në tregun shqiptar.

“Çmimi mesatar i shitjes së miellit nga ndërmarrjet e blojës nuk ndjek luhatjet e çmimit të grurit dhe trendi i ndryshimit të tij është i njëjtë për të gjitha ndërmarrjet,” gjeti autoriteti në atë kohë.

“Pavarësisht nga ndryshimet e dukshme të çmimit të grurit, trendi i çmimit të shitjes së produktit miell për ndërmarrjet Agroblend, Miell Tirana, Bloja dhe Atlas është paralelisht i njëjtë, duke mos reaguar në asnjë rast të ndryshimit të çmimit CIF,” shkruhet në vendimin e hapjes së hetimit të thelluar. [Link]

Një nga katër kompanitë, AgroBlend, është gjobitur sakaq për shkelje të konkurrencës në një çështje tjetër, në lidhje me abuzimet në tregun e imputeve bujqësore. Agroblend dhe MBM u gjobitën në prill të këtij viti me 2 milionë lekë gjobë ndërsa Çaça shpk u gjobit në të njëjtin vendim me 500 mijë lekë gjobë për mosrespektim të urdhrit për të hequr dorë nga bashkëpunimi dhe përcaktimi i çcmimeve në grup.(BIRN)

8 komente në “SKANDALI: Bordi i Autoritetit të Konkurrencës voton kundër gjobës për tregtarët e miellit”

  1. Tropojanii says:

    e mire, le te ngordhim atehere.
    plera!

  2. Eva says:

    Akoma kjo Adriana Berberi mediokre qe sdi asnji fjal anglisht neper borde te rendesishme??? Voton edhe kunder?! Hajde qeveri koti.

  3. Sara says:

    Turp e faqja e zeze per te tre!!!!

  4. e vetmja zgjidhje e mire .
    ne shtepi kur e beni vet buken ,ajo eshte pa pislliqe e bakterie ,
    e paster ,keshtu ruani edhe shendetin dhe e hani buken Buke ,
    jo nga duart e pista dhe higjena e bukepjekesve qe le shume per te deshiruar
    Semundjet e shumta vijne prej konsumimit te bukes ne Shqiperi ,
    Mblidhni mendjen .boll hengret nga duart e qelbura te xhambazeve te bukes

  5. Haka Tekizoti says:

    Vjen era blerje e dashnorëve te kompanive çmimerritëse.

  6. demokrati says:

    Treg i lire nuk do te thote nje treg pa rregulla.Kapitali ne Shqiperi nuk mund dhe nuk duhet te lejohet te sillet si ne shekullin XIX.Nese duhet te kishte nje reagim qytetar, pa kahje politike duhet te ishte Demonstrim per Buken e Gojes.Kudo ne Shqiperi, shqiptaret duhet te reagojne qytetarisht, e drejta e bukes eshte bazike dhe duhet te jete e garantirà.Shoqeria nuk eshte xhungel, kapitali shqiptar duhet te kete fytyre humane e denje per kohen ku ketij me.Kryeministri dhe ata qe e keshillojne kane nje kuptim primitiv dhe banal per kapitalin dhe tregun e lire.Ata qe udheheqin Shqiperine duhet te nxene se historikisht uria dhe dritherat jane perdorur ne menyre strategjike.Per nje popull si shqiptaret qe gdhihen dhe ngrysen me buken ne kuptimin e plote te fjales, gruri eshte baras Jete.Politika me nje strategji te miremenduar duhet te synoj diversifikimin e tregjeve, politika subvencionuese dhe krijimin e Reserves Strategjike qe eshte minimumi i nje politike qe ka te beje me sigurine kombetare qe neser shqiptareve te mos o kerkohet te hane biskota dhe Shqiperia te mos kete Mari Antuaneten e saj

  7. katarakti says:

    Po qeveria çfarë bên? Kush komandon në këtë vend?! Le tua heqi liçencën të gjithëve. Shtet i dobët. Tê gjithë i tundin këmbët qeverisë së zgjedhur nga votuesit. Bêhet bishti më i rëndë se sqepari!

  8. rexha 10 says:

    NUKE QUHET BORDI I KONKURENCES ,POR BORDI DREJTUSE I HAJDUTEVE ,QE I KEMI GJITHANDEJE.KURE ESHTE MBROJTUR NDONJEHERE E DREJTA E QYTETAREVE,QE DO TA MBROKA KY BORDE.KESHTU ESHTE KURE E IMPORTONI MILLIN NGA SERBIA. NUKE KENI PARE GJE AKOMA KURE MILLIN TE IMPORTOHET NGA RUSI APO KAZAKISTANI. MBAJENI TOKAT PER TE NDERTUAR SHEIKET VEFA ME 5 YJE DHE ME BANJE PER MACET.NUKE KA ASE PERMENDE E QE ,SEPSE I KANE ZEVENDESUAR ME DISKOTEKA E KAFENERA NEPER C’DO QOSHE TE RRUGEVE,DHE MAKINA PER TE VRARE NJERZIT RRUGEVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje