VIDEO/ Krim mjedisor në Tiranë: Firma e ndërtimit hedh mijëra ton inerte në Mjull Bathore, alarmohen banorët

29 Shtator 2021, 16:20Sociale TEMA

Skandal me hedhjen e inerteve në Tiranë! Firma e ndërtimit e cila po ndërton kompleksin gjigand “Mangalem” në zonën e Ali Demit prej disa muajsh gërmon themelet.

Mbetjet e ndërtimeve dhe mijëra ton inerte i depoziton në zona të jashtëligjshme. Ky ndërtues ka mbushur për një kohë të shkurtër gjithë periferinë e Tiranës me inerte duke shkaktuar një katastrofë ekologjike dhe mjedisore.

Si pasojë e këtij krimi mjedisor janë ndotur në mënyrë katastrofike zona të gjëlbëruara dhe fusha dikur të pastra të periferisë së Tiranës.

Banorët e zonës janë ankuar disa herë në redaksinë e Dosja.al duke treguar me foto dhe video se si makinat e tonazhit të rëndë mbushur me dhera bëjnë çdo ditë rrugën nga Ali Demi në Senatorium dhe mbërrijnë në fshatin Mjull Bathore.

Aty shkarkojnë qindra tonelata duke kryer veprën penale të një krimi mjedisor. Postoblloqet e policisë në mes të ditës e shikojnë me sytë e tyre këtë skandal, por përveçse iu hapin rrugën mauneve që bëjnë pis Tiranën nuk dëgjojnë asnjë ankesë të qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje