“Jemi të varfër, s’jemi vrasës”, prindërit e 21-vjeçarit që vrau oficerin e policisë: Ndjesë familjes së Sajmirit, por fajin e ka shteti, jo ne

30 Shtator 2021, 11:09Kronika TEMA

“Kohët e fundit u shkëput nga çdo familjar, nuk na e ngrinte më telefonin. Aldi jetonte me pensionin e gjyshit. I mësoja si ta mbante lekun. I ka dërguar vëllai sa ka pasur mundësi, e ka dashur shumë. Vëllai është në gjendje shumë të rëndë shpirtërore sot. Edhe ai punon në Greqi. Kishte mbi 10 ditë që nuk komunikonte me të”

Rufat Rama, babai i Aldi Ramës, i riu që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha dy ditë më parë, ka bërë përgjegjës për ngjarjen e rëndë shtetin, që me papunësinë po i vret të rinjtë.

Në një lidhje telefonike nga Greqia, ai ka treguar se vetë jeton si emigrant, ndërsa i biri jetonte me gjyshërit, në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Ai tha se Aldi ishte i vetmuar dhe rrinte me shoqëri të keqe.

“Kur ka rënë në burg për herë të parë, thashë shyqyr zotit që nuk u bë gjë më e madhe, se ishte fëmijë. Bëra të pamundurën që të dalë djali. Ra për herë të dytë brenda për 5 cigare hashash, ishin fëmijë, jo grup kriminal.

Ka shumë të rinj që merren sot me hashash nga papunësia. Pse nuk përfundon në krim një bos? Po na i vrasin rininë, po na vrasin fëmijët, nuk kanë punë aty, nuk kanë të ardhme dhe për këtë fajin e ka shteti.

Nuk kam asgjë çfarë të them tjetër, sot jam gjysmë njeriu, nuk ngrihem dot në këmbë. Nuk di çfarë të them. Drejtësi deshëm, duhet ta shihja te djali im.

Lexova që e transportuan në krahë pas plagosjes. Unë falënderoj RENEA-n që ka vepruar kështu, sepse djali vrau një efektiv. I falënderoj shumë si u sollën.

Gjyshërit e dinë që është në burg, nuk e dinë që nuk jeton më. Nuk mund të flas me ta, nuk mund t’u dal para syve, do më mbysin, do më vrasin për Aldin. Nuk kanë televizor.

Le të shkojnë gazetarët të shohin ku jetojnë. Aldit i duhej të jetonte në një dhomë me prindërit e mi.

Nëna ime 90 vjeçe gatuante kur mundej një pjatë gjellë për Aldin. Po u tregova gjyshërve, mbaruan të dy…Ata e rritën Aldin, ai ka qenë i dashur, nuk ka shpirt krimineli.

Ne jemi nga një familje e varfër, jo terroriste. Thonë që ka Aldi makinë… Nuk ka pasur ndonjëherë makinë. Fëmija ka qenë i dashur, e vuante padrejtësinë, është ndjerë i vetmuar kaq vite, pa prindërit afër, ka qenë me shoqëri shumë të keqe.

Mamaja e Aldit është interesuar por çfarë do të bënte, as ajo nuk ka mundësi ekonomike… I kam thënë ma sill djalin këtej, më tha nuk lejohej të largohej nga Shqipëria. Unë kam 3 vjet që nuk shkel dot aty.

Sot vuaj për të dyja ngjarjet, u vra një baba u vra dhe një fëmijë. Familjes së Saimir Hoxhës nuk di çfarë t’i them atyre fëmijëve, asaj nëne, prindërve, ju lutem shumë, kërkoj ndjesë, ngushëllime… Nuk di çfarë t’u them, edhe ata kanë humbur djalin… Ngushëllime, nuk di gjë tjetër“, ka thënë ai.

Kurse Valbona Kolgjini nëna e 21-vjeçarit jetonte në Durrës te motra e saj. Menjëherë pas krimit që kreu 21-vjeçari, nëna e tij është shoqëruar nga Policia ku ka dhënë dhe dëshminë e saj.

Ajo ka deklaruar në polici se me të birin kishte pak kontakte, pasi nuk jetonte me të pas divorcit me babain e tij. Katër vjet më parë ajo ishte regjistruar në Durrës si banore e lagjes 17.

4 komente në ““Jemi të varfër, s’jemi vrasës”, prindërit e 21-vjeçarit që vrau oficerin e policisë: Ndjesë familjes së Sajmirit, por fajin e ka shteti, jo ne”

  1. Bubuzhel Berati says:

    KY KA LINDUR BUDALLA SI E PASKA FAJIN SHTETI O I MARRE
    FEMIJA JOTE KRYEN KRIME SHTETI ESHTE FAJTORE , FAJTORE JE TI QE NUK E JE EDUKUAR O PLEHRE

    1. bubuzheli pa shkolle says:

      e mor bubuzhel.ka vertet njerez qe jane te prirur drejt dhunes.por pjesa me e madhe e krimeve jane derivat i gjendjes ekonomike dhe sociale.dhe ti nuk mund te mohosh rolin qe ka shteti sepse tek e fundit shteti u ngrit e u formua si nevoje e si rregullator i shoqerise se ndryshe do ishim te shpella akoma.dhe kur shteti yne nuk funksionon e nuk ka standarte e pjesa me e madhe e shtetareve mendojne si te grabitin pjesen tjeter mos u cudit qe dalin kaq shume kriminele.

  2. Them une says:

    Apsulitishe koje eshte nje tragjedi që politikanet hajduta dhe vrase e kane mbjedhure keto 30 vite.. Edi Rama sote kryminister i shqiprise sote e 8 vite e ka mendjen veq si të bëne sho dhe propaganda me Xhamite dhe shkollate e Turqise dhe të Erdoganir në Shqiprie.. nuke merren fare me problemim e punsimit ase me krijue shpres dhe të arrdhme per rinine. Se pse ky njeri e dine se duke ju ndertuare veq xhamie dhe duke I len ne mjerime dhe të pa edukume ata që ngelin në Shqiprie do votone për të… Sali Berisha 1 Ilir Meta 2 Edi Rama 3 Fatose Nano4 Lulzim Basha 5 .. Jane kriminela hajduta dhe duhet ven para dretsise..

  3. ben says:

    Keto jane copa muti. Ja vene fajin shtetit per rritjen e femijeve te tyre pa kontroll.
    Eshte detyra e prinderve qe te edukojne femijet dhe jo e shtetit. Dikur, ne regjimin komunist, prindi pergjigjej per sjelljen e femijeve. Mbase kjo eshte pergjegjesia e shtetit sot, qe nuk ve para pergjegjesise prinderit qe shikojne vetem prapanicen e tyre dhe femijet i leshojne pa fre.
    Perse nuk paska pune ne Shqiperi per te rinjte? E verteta eshte se te rinjte sot e kalojne kohen neper kafenera dhe me videoloja dhe nuk duan qe te punojne. Edhe kur mendojne qe te punojne, e kane mendjen qe te gjejne ndonje pune zyre, packa se niveli edukimit te tyre akademik eshte per te qare e per te qeshur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje