Nga Aranit Muraçi
Disa nga vendet e pasura të Europës e trajtojnë Shqipërinë shpesh keq, aq sa për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tyre e ngatërrojnë ndonjëherë edhe me ndonjë “vend plehrash”. Italia ka kërkuar në fakt më herët që të importojë në vendin tonë plehrat e saj. Tani është Britania e Madhe ajo që kërkon t’a kthejë vendin tonë në një “magazinë” të madhe, për të zgjidhur problemin e madh që ka me emigrantët e saj.
Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht vetëm kërkesës së SHBA-ve, për të kthyer në një vend tranzit mbi azilkërkuesit apo ‘strehë’ e refugjatëve politikë nga vendet e Lindjes. Mësohet se Shqipëria ka refuzuar të futet në bisedime mbi një plan të tillë të Britanisë së Madhe, çka ndoshta u reflektua edhe në pritjen e ftohtë që pala shqiptare rezervoi për ministren e Brendshme Britanike, gjatë vizitës së saj në Tiranë, pak kohë më parë.
Zyrtarët shqiptarë, sipas mediave britanike, janë futur në bisedime konfidenciale me homologët e Mbretërisë së Bashkuar, për ngritjen e një qendre pritjeje për refugjatët, që synojnë të mbërrojnë në vendin ishullor.
Sipas planit britanik, azilkërkuesit nga vendet e treta, kryesisht ata që vijnë nga Lindja e Mesme, do të qëndrojnë në Shqipëri derisa të shqyrtohet dokumentacioni i tyre, për të përfituar ose jo azil.
Bisedimet e fshehta, bazuar nga raportime konfindenciale të mediave britanike, kanë nisur që kur Ministrja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel, vizitoi vendin tonë para pak kohësh, për të nënshkruar fillimisht një marrëveshje me qëllim për të shpejtuar dëbimin e shtetasve shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë kryer vepra vepra penale në Angli.
Por pas kësaj vizite fshihet edhe projektligji i britanikëve për ‘Kombësinë dhe Kufijtë’, që ndodhet aktualisht para Parlamentit dhe i jep Qeverisë britanike kompetenca, për të krijuar qendrën e parë të emigracionit në një vend tjetër, mbi trajtimin e azilkërkuesve.
Sidoqoftë, zbulimi i këtyre bisedimeve ka shkaktuar reagime të ashpra në Shqipëri, duke detyruar figura të larta të qeverisë shqiptare, që të distancohen nga plani i britanikëve.
Olta Xhacka, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, u tha mediave britanike mbi këtë çështje se, “Shqipëria do të presë me krenari 4,000 refugjatë afganë, bazuar në vullnetin e saj të mirë, por kurrë nuk do të jetë një qendër e politikave kundër emigracionit që kanë vendet më të mëdha dhe më të pasura.”
Sipas saj, Shqipëria ka udhëzuar Ambasadën tonë në MB për t’u distancuar nga pretendimet e këtij lajmi, të cilën Shqipëria e konsideron të rremë.
Xhaçka mohoi se Shqipëria ishte futur në negociata për të ndërtuar një “qendër refugjatësh për interesat e një vendi të tretë”, ndërsa mediat britanike zbulojnë se zyrtarët e të dyja vendeve kanë biseduar rreth skemës.
Propozimi për krijimin e qendrave të reja të strehimit të emigrantëve në Shqipëri shihet si një mënyrë ideale, për t’i penguar ata që të shkelin në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë periudhës së kërkimit të azilit.
Këto skema në parim duken të ngjashme me qendrat e ‘kampeve’ që ngriti në “territor asnjanës” Australia, si pjesë e politikave të saj të kthimit mbrapsht të azilkërkuesve. Të tilla skema po miratohen edhe nga Greqia dhe po konsiderohen si efikase edhe nga Danimarka.
Kryeministri britanik, Boris Johnson thuhet se është i interesuar personalisht për planin, që e sheh Shqipërinë si shpëtim nga fluksi i azilkërkuesve, pasi një numër rekord prej 17,000 emigrantësh kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar vetëm këtë vit. Ky numër llogaritet më shumë se dyfishi i 8,420 azilkërkuesve që mbërritën gjatë gjithë vitit 2020. Megjithatë, pas zbulimit të mediave britanike, nënvizohet se plani i tyre këtë fundjavë ka shkaktuar reagime të ashpra, në Shqipëri.
Një kritik që preferoi të mbetej anonim deklaroi se përmes këtij plani, Britania e Madhe po e trajtonte Shqipërinë si “një vend plehrash për botën e zhvilluar”. “Pse Shqipëria shihet si zgjidhje, nëse vendet e tjera kanë një problem? Pse dreqin duhet zgjedhur Shqipëria me një problem që ka Mbretërinë e Bashkuar?”
Ka pasur edhe dyshime e frikë se ndoshta qeveria shqiptare ka bërë një marrëveshje të fshehur me Mbretërinë e Bashkuar dhe sot është duke thënë “jo”, por nesër do të thotë “po”.
Gjithsesi, deri tani Tirana zyrtare jo vetëm që i ka thënë “jo” propozimit nëse pretendimi është i vërtetë, por madje, i ka quajtur edhe bisedimet që janë zbardhur nga mediat britanike, si “të rreme”, duke i hedhur me përbuzje ato poshtë.
Dhe lajmi i mirë është se Shqipëria më në fund nuk pranon të futet as në bisedime, qoftë edhe për interesa ekonomikë, kur vihet në diskutim dinjiteti i saj.
mire qe u ra ne ment
Ne trajtohemi.si vende plehrash per shkakte te politikanve hajduta dhe anti Shqiptare .. Pak kohe me pare Sali Vrasi solli ne Shqiprie Muhadine e iranit Tani ky klyshi i Erdogani soli Afganistanezet keshtu jemi ne.. keshtu jemi ne ne as nje njeri i habit nuk vjen veq mbeturina Arabe
Dani-afganet jane refugjate politike dhe jo azilkerkues per aresye ekonomike. Ki parasysh se ka nje ndryshim shume te madh midis ketyre dy kategorive. Te paret ikin nga frika e raprezaljeve te talebaneve, ndersa te dytet per kushte me te mira jetese.
Zotrote paske harruar se si mijera shqiptare iken nga vendi mbas shkaterrimit te sistemit komunist dhe u priten ne Itali e Greqi.
Nuk jam aspak dakort qe vendi yne te behet prites i refugjateve ekonomike duke zgjidhur problemet e venedeve te tjera, por plotesisht dakort me pritjen e atyre qe ikin nga vendet e tyre per ti shpetuar vdekjes. Jemi shqiptare qe kemi tradita te mrekullueshme, qe na kane lene te paret tane. Keto tradita u diktuan te gjysherve tane qe ndihmuam cifutet ne kohen e luftes, duke rrezikuar familjet. Te ndihmosh hallexhinjte afgane eshte detyre njerezore e cdo njeriu dhe qeveria jone po ben ate qe duhet bere, sigurisht brenda mundesive minimale qe ka vendi yne.
….per Britanine, dy zgjidhje kishte per kosh plehrash, Zambia(pa det) dhe Shqiperia…….
Na panë si të gatshëm kur pranuam afganët dhe mendojnë se mund të pranojmë edhe fyerje. Kundërshtimi duhet të jetë kategorik. Anglia ka territore të pafundme ku mund t’i shpjerë po me siguri e kanë me qejf të fyejnë Shqipërinë.
Prisni fundin ,mos u nxitoni,e ka thene i madhi skeni pare gje akoma
Nuk eshte pune vetem dinjiteti por egzistence e kombit!
Vend transit????
si nuk jemi vend plehrash, plehra me e madhe edi rama , i dyti luli, i treti mero baze , i katerti cim peka
LOL!
=
LOL
Pse o Murac kush e krijoi kte ide? A ishte Edi Rama qe nuk la kanal pa dale e sigurt qe ka paguar….dhe tha qe jemi me humane dhe Europa eshte shpirt katran? Apo jo…pse lindisfarne tani kjo ide e jo me pare…pea shiko udheheqesin tend se gafe mbas gafe po ben
…
Britania ka marre aq shume vendime ne emer te shqiptareve sa i duhen shekuj per ti shlyer.
Mbreterise se Bashkuar mos i pranohet si kerkese. Ose nese do i pranohet, vetem me nje kusht, heqjen e pakufizuar te vizave per shtetasit e RSH. Nese sduan, problemi i tyre. Cdo gje ne diplomaci eshte reciproke. Ti do dicka nga une, une dua dicka nga ty.
I Pesti: Kanoçja e Kosit…….lol
O Raelist qeveria do vetem leke. Anglia jep leket dhe qeveria bashke me simpatizantet mbyll gojen. Fatkeqesia e atij vendi eshte se leket nuk shkojne per investim, por ne kompani offshore dhe popullit i ngel ai u gjati.
Ne nuk kemi vdekur të na marrin të tjerët nëpër këmbë … Kemi njerëz të shkolluar të pozitës dhe oppzitës në krye … Ia kemi dalë në ditë më të vështira … , mos ia dalim sot … Të majtë , të djathtë , interesat kombëtare mbi të gjitha !Të gjithë e duam Shqipërinë ! Ngado dhe kudo ndodhemi !
Pse u zgjodh Shqiperia?
Nuk ka shqiptar qe nuk e di se ky eshte imazhi qe e krijuam per 30 vjet per Shqiperine.
Imazhet e vendeve nuk permiresohen me deklarata te ministrave te jashtem.
Flitet që Xhaxhçka ka pranu. Ishalla nuk ēsht e vërtetë. Por mvje habi nga disa komentues që jan pro azilkërkuesve te ne me krahasimin se ne emigrum nê EU në vitet 90-91. E vërtet emigrimi por ka 1 nryshim. Të bardhët shkun tek të bardhēt,emigrim mrena EU por dje kam pa Afganët me ato veshjet tipike të burrave ene grave nêse ishin gra se nuk dukej asgjo,ishin te mulume kok e komë,Bangladeshasit tu ec gjith tangērllik e kto Arabët a Egjyptianët tu ngacmu femna nëpër ISH-BLLOK. Pranojini o popull qe shum shpejy do dilni në minorancë se Afrika e lindja mesme kan mor rruget per tna bo popull multikultural. Ene flamurin do e nrroni se do kemi shum rraca .
Kjo esht me shum se e turpshme mblidhuni ne Shqiperi dhe ne vim ju zgjedhim se ke duam ne britani , porka mizerja kur thot Italiani , ofendim komtar i pa degjuar kurr , qofshin te mallkuar perjet ata politikan qe bejn ujdi turpi me shtetet e perendimit .