Shumica e studentëve shqiptarë shprehen kundër vaksinimit me detyrim

5 Tetor 2021, 20:51Sociale TEMA

Për të ndjekur mësimin në auditor, pra për të hyrë brenda në fakultet studentët e kanë detyrim vaksinimin, por jo të gjithë e kanë kryer atë edhe pse jemi në prag të nisjes së vitit të ri akademik në 11 tetor.

Disa prej studentëve nuk kanë besim te efektiviteti i vaksinës, si rasti i studentit të vitit të parë në UPT Redi Bajraktari.

“Nuk e bëj vaksinën. Nuk kam besim, do na thonë bëj dhe dozën e tretë e të katërt”, shprehet ai.

Ndërsa Bora Hoxha, studentja e fakultetit të inxhinieri telekomunikacionit ka injektuar vaksinën nga frika e humbjes së vitit akademik:

“E bëra për shkak të detyrimit. Edhe pse nuk doja”.

Një pyetësor me 2262 e studentëve i realizuar nga Bordi kombëtar i studentëve tregon një panoramë më të qartë në lidhje me vaksinimin e studentëve.

74% e studentëve janë shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm, megjithatë 54% prej tyre janë vaksinuar për shkak të imponimit.

1 komente në “Shumica e studentëve shqiptarë shprehen kundër vaksinimit me detyrim”

  1. drilon says:

    O fshatar je ecni me thenien TE PIQET DHE TE MOS DIGJET…. por njeri nga ju o katundare te jete me Covit do merni ne qafe gjith shoket dhe do filloni perseri ti merni leksionet nga telefoni…. Them o fshatar se shumica te tille jane… Fshatar dhe fshatare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje