A mund ta parandalojë gripin dhe COVID-19 kjo orë inteligjente?

11 Tetor 2021, 14:11Lifestyle TEMA
A mund ta parandalojë gripin dhe COVID-19 kjo orë inteligjente?

Duke i infektuar njerëzit qëllimisht me grip dhe viruset e të ftohtit, shkencëtarët kanë avancuar studimet rreth monitorëve të shëndetit që mund të vishen si aksesorë, të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Duhen rreth 2 ditë pasi dikush të jetë ekspozuar ndaj virusit të gripit që të nisë zhvillimi i simptomave. Për viruset gripale periudha e inkubimit mund të zgjasë 1-3 ditë.

Gjatë kësaj periudhe, personi i infektuar ndjehet mirë dhe mund të shkojë në punë, shkollë apo edhe vende të tjera ku ai e shpërndanë virusin tek të tjerët. Ndaj, mundësia për ta identifikuar infeksionin para shfaqjes së simptomave – duke mbajtur një orë monitoruese – mund ta përmirësojë situatën në mënyra të paimagjinuara më parë.

Monitoruesët e shëndetit mund t’i paralajmërojnë njerëzit që janë të sëmurë para se ata të nisin të ndjehen keq.

Ideja: Duke parë të dhënat biometrike që mblidhen nga Fitbits – orët inteligjente dhe të tjera pajisje që mund të mbahen si aksesorë – shkencëtarët kanë mundësi të shohin ndryshimet që ndodhin kur një person infektohet, para se ai të tregojë simptoma.

Shenjat e hershme mund jo vetëm të parandalojnë përhapjen e viruseve por ato mund edhe t’i ndihmojnë personat e prekur, t’i kapin në kohë sëmundjet si dhe t’i trajtojnë ato në mënyrë më efektive.

Studimi: Për eksperimentin, shkencëtarët studiuan 50 pjesëmarrës që mbajtën veshur orët e kompanisë Empatica në bashkëpunim me MIT (Institutin e Teknologjisë së Massachusets).

Këto orë mbledhin të dhëna si pulsi i zemrës, temperatura e lëkurës, lëvizjet e trupit etj.

Përfundimet: Algoritmi kompjuterik mund të parashikojë shkallën e infeksionit deri në 24 orë para shfaqjes së simptomave. Ai gjithashtu i përdor informacionet e mbledhura nga ora për të parashikuar nëse një person ka apo jo grip me një përpikëri prej 92%.

Produkti është ende në fazën eksperimentale por shkencëtarët e kanë provuar tashmë teorinë se monitorët e shëndetit në formën e aksesorit si p.sh. orët mund t’i parashikojnë me saktësi infeksionet dhe shkallën e ashpërsisë së tyre, para se të shfaqen simptomat – gjë që sugjeron se këto pajisje mundet një ditë ta ndihmojnë njerëzimin të parandalojë përhapjen e sëmundjeve infektive si gripi apo edhe COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje