Dështon vaksina gjermane CureVac, kompania anulon kërkesën për miratim nga EMA

12 Tetor 2021, 16:59Politika TEMA
Dështon vaksina gjermane CureVac, kompania anulon kërkesën

Kompania gjermane e bioteknologjisë CureVac vendosi të tërheqë kërkesën e paraqitur në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) për miratimin e përdorimit urgjent të vaksinës që po përgatiste për koronavirusin.

Rezultatet zhgënjyese të fazës përfundimtare të testeve të saj në qershor treguan se vaksina mbron kundër Covid vetëm 47%. Sidoqoftë, kompania njoftoi se do të vazhdonte të punonte me GSK për të zhvilluar një vaksinë të gjeneratës së dytë të bazuar në teknologjinë mRNA.

Tërheqja e aplikimit të vaksinës CureVac gjithashtu i jep fund marrëveshjes me Bashkimin Europian për të blerë më shumë se 400 milion doza.

Sa i përket vaksinës së gjeneratës së dytë, testimi pritet të fillojë në muajt e ardhshëm, me qëllim të sigurimit të miratimit për përdorim në vitin 2022. CureVac tha se rezultatet e hershme të testeve të kafshëve tregojnë një përgjigje të fortë në krahasim me atë të mëparshëm.

1 komente në “Dështon vaksina gjermane CureVac, kompania anulon kërkesën për miratim nga EMA”

  1. A e dini se vaksina Pfizer prodhohet nga nje kompani gjermane Biontech dhe kompania amerikane Pfizer?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje