"Je llum që i shërben interesave", Aleksandër Frangaj i përgjigjet Bashës: Ke lajthitur, shto orët e gjumit dhe dil sa më pak në televizor

12 Tetor 2021, 17:12Politika TEMA

Aleksandër Frangaj i është përgjigjur Lulzim Bashës fill pas akuzave të forta që i adresoi ky i fundit duke i dërguar një mesazh publik se po manipulonte opinionin publik për llogari të Sali Berishës.

Frangaj ka ironizuar kryedemokratin duke e këshilluar që të shtojë orët e gjumit dhe të reduktojë daljet televizive.

Përplasja e tyre erdhi pas mbështetjes që pronari i TV Klan po i jep aksionit të Sali Berishës kundër Shteteve të Bashkuara, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Kreu i PD e konsideroi më herët si “llum” duke i kujtuar paratë që i ka marrë taksapaguesve shqiptarë në formën e reklamave gjatë qeverisjes “Berisha”.

Le të kujtojmë se Frangaj ka mundur të përfitojë së paku 16 milion euro reklama publike, duke mos llogaritur këtu përfitimet nëndorë që e shndërruan atë shumë shpejt në një nga pasanikët e Tiranës.

“Kaotik në përgjigjet e tij, kryedemokrati Basha edhe ankohet, por edhe nuk ankohet ndaj gazetarëve të Klanit. Meqë me ne të lajmeve nuk e paska inatin, ndoshta e ka me korrespondentët e Aldos së emisionit të mëngjesit, ose me këta të emisionit të gatimit për ndonjë recetë më të mirë se të tijat, ose larg qoftë me ata të Klanifornias që janë totalisht të pakontrollueshëm.

Kreu i PD, z. Basha, dukshëm duket që e ka humbur qetësinë nga zhvillimet e brendshme e sidomos që prej nisjes së Foltores me qytetarët nga Sali Berisha, por edhe nga përplasjet me deputetet e tjerë, ndaj të cilëve ka nisur të marrë dhe masa siç ishte rasti i Flamur Nokës dje, sepse dhe ky i fundit në fakt e bëri baltë duke folur pak si shumë kundër tij.

Qartazi kuptohet që stresi i është rritur në maksimum, por që ta kalojë sa më shpejt këtë moment të vështirë, ne të lajmeve të Klanit një këshillë mund t’i japim zotit Basha, të shtojë orët e gjumit dhe të dalë sa më pak në televizor…”, thuhet në reagimin e Frangajt

8 komente në ““Je llum që i shërben interesave”, Aleksandër Frangaj i përgjigjet Bashës: Ke lajthitur, shto orët e gjumit dhe dil sa më pak në televizor”

  1. Sonia says:

    Frangajt ia ka friken deri edhe Edi Rama, ka lene te motrene e tij, nje bibë Zadrime me probleme mendore si ambasadore ne Vatikan.

  2. Realisti says:

    Mua me duket se po afrohet nje situate per nje Santo tjeter keto dite. Korrupsioni ne ekip keto gjera sjell. Luli apo Frangaj une nuk di gje por per sa kohe ke lidhje me Salen “dalngadale do t’ju vije edhe ju behari” …nga Sala juaj… Bashke i ngritet kullat e reres po bashke edhe do ti rrezoni…

    1. Keta jane kunder memes sone Amerike.
      Le te lutemi se bashku qe Amerika te nga dizifektoje me egzaklorant motrajen qe reziston.
      “Mbahu neno mos ki frike, se ke djemte ne Amerike” do te recitonte Noli. Dhe ja ku jemi pas njeqind vitesh, Amerika po na prin.

  3. Mondi says:

    Me ne fund, Basha po me pelqen.

    Shpresoj te behet burre, dhe te vijoj jo me llafe por me vepra, dhe e sigurte qe do te fitoje votat e elektoratit Gri te Intelektualeve qe kane 20 vjet te strukur

  4. Martini says:

    QE KY ALEKSANDER FRANGAJ KA GRABIT 16 MILION E ME SHUME NGA REKLAMAT QE KA MARRE PREJ INSTITUCIONEVE TE QEVERIVE NANO, BERISHA, RAMA SI DHE LLOMKA ASETESH PUBLIKE KE E DIN DHE BUFI POR PYETJA ESHT A DO TI VJELL KY FSHATAR GRABITES KTO HAJNI? A KA ME JA KTHY HAKEN QI KA MARR POPLLIT SI DHURAT E KRYEMINISTRAVE? KJO ASHT MESELEJA.

  5. Martini says:

    QE KY ALEKSANDER FRANGAJ KA GRABIT 16 MILION E ME SHUME NGA REKLAMAT QE KA MARRE PREJ INSTITUCIONEVE TE QEVERIVE NANO, BERISHA, RAMA SI DHE LLOMKA ASETESH PUBLIKE KE E DIN DHE BUFI POR PYETJA ESHT A DO TI VJELL KY FSHATAR GRABITES KTO HAJNI? A KA ME JA KTHY HAKEN QI KA MARR POPLLIT SI DHURAT E KRYEMINISTRAVE? KJO ASHT MESELEJA…

  6. Vranakonti says:

    Nuk do jete e larget dita kure edhe Frangaj te shpallet non-grata nga SHBA.Pas tij edhe Basha.Pr ama jo para Metes.

  7. Rera says:

    Prandaj Frangaj mbron Salen se ia ka friken -NON GRATA-s.
    Basha nese do te fitoje vota duhet tu bjere te gjithe mbeshteresve te Sales (te gjithe kriminele)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje