Albana Fico, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik ka paralajmëruar shtim të rasteve dhe fataliteteve nga COVID, pas grumbullimit të tifozëve mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri-Poloni.
“Popullata duhet të përgjigjet. I them të gjitha këto gjëra. Në fakt kjo është gjëja kryesore të mbrojmë veten. Askush nuk duhet të vënë në fajësimin e vetes për një vaksinë që e nuk e bëri, për masat që nuk i respektoi për faktin që shkon te arena me 22 mijë tifozë dhe pritet nesër çudia, historia.
Jo nuk pritet. Pritet të ketë numra të lartë infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe ata personat që vdesin. 15 a 85 ç’rëndësi ka. Çdo njeri vlen. Është nëna, baba, motra, vëllai e dikujt tjetri. Çdo njeri që ka harruar të vaksinohet është aty. Shifrat sot janë të qarta”, u shpreh ajo.
Nese eshte e rrezikshme perse e lejuat?
Apo komitetin e kemi vetem per te detyruar studentet te bejn vaksinen.
Nuk ka asgje te na cudise pervec sjedhjes suaj . Kjo per pak kohe se do perfundoni ne qesharake te vertete .