Arrestohen katër persona për blerje të votës në Kosovë

17 Tetor 2021, 12:00Rajoni TEMA
Arrestohen katër persona për blerje të votës në

Katër  persona janë arrestuar në Kosovë për shkak se akuzohen për blerje votash. Ngjarja ka ndodhur në Kllokot, ndërsa të arrestuari raportohet se janë A.D., M.K., A.T dhe Xh.B.

Sipas policisë në Kosovë, këta persona dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në burg për 48 orë.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje