Donald Trump prezanton rrjetin e tij social

21 Tetor 2021, 08:52Hi-Tech TEMA

Sikurse e kishte paralajmëruar disa kohë më parë, ish-presidenti amerikan Donald Trump do të hapë rrjetin e tij social të quajtur “Truth Social”.

Sikurse vet ai e deklaroi, ky rrjet do konkurrojë rrjetet e tjera si Facebook apo Twitter.

“Jetojmë në një realitet ku talebanët janë gjerësisht të pranishëm në Twitter dhe presidentit amerikan i mbyllet goja”, tha Trump. “Jam i emocionuar që do ju shpërndaj të vërtetën nëpërmjet rrjetit Truth”, shtoi ai.

Facebook Inc i pezulloi llogaritë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Facebook dhe Instagram për dy vjet. Ai u ndalua për një kohë të pacaktuar nga të dy rrjetet sociale në janar pas postimeve që bëri në trazirat e Kapitolit të SHBA-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje