Parlamenti Europian fton ish-punonjësen e Facebook për të dëshmuar

11 Tetor 2021, 21:40Hi-Tech TEMA

Parlamenti Europian do të ftojë Frances Haugen, ish punonjës e Facebook  të flasë më 8 nëntor. Eurodeputetët ranë dakord të pyesin Haugen, e cila akuzoi kompaninë se nuk po bën sa duhet për të zbutur dëmet e bëra në platformën e saj, që t’i paraqesë gjetjet e saj në Parlament, ku ligjvënësit po punojnë aktualisht në një projekt-ligj për moderimin e përmbajtjes të njohur si Shërbimet Dixhitale.

Megjithatë, Haugen nuk e ka konfirmuar ende nëse do të marrë pjesë. Ajo është burimi kryesor për një seri artikujsh mbi kompaninë, të botuar nga W3all Street Journal, të cilat sugjerojnë se Facebook shtynte me vetëdije produkte që lejonin trafikimin e qenieve njerëzore dhe dëmtonin vetëbesimin e fëmijëve.

Ligjvënësit evropianë kanë punuar në Aktin e Shërbimeve Dixhitale, i cili do të detyrojë kompanitë e teknologjisë si Facebook të godasin përmbajtjen e paligjshme, të trajtojnë çështjet sistemike në platformat e tyre si dezinformimi, të rishikojnë përmbajtjen e tyre dhe algoritmet e reklamave dhe të hapin të dhënat e tyre tek rregullatorët dhe studiuesit.

Haugen foli në Senatin Amerikan javën e kaluar. Ajo gjithashtu është angazhuar me zyrtarë evropianë, pasi ka folur me eurodeputetët kryesorë përfshirë Christel Schaldemose dhe Alexandra Geese, dhe zyrtarët e lartë të Komisionit Thierry Breton dhe Věra Jourová. Haugen gjithashtu është planifikuar të dëshmojë në parlamentin britanik më 25 tetor.

2 komente në “Parlamenti Europian fton ish-punonjësen e Facebook për të dëshmuar”

  1. jon says:

    Ky eshte nje lajm klasik misinformi dhe sa e veshtire eshte per njeriun e thjeshte te kuptoje lojen . Kejo Frances duket se po ben nje pune te perkryer se gjoja po zbulon gjithe prapaskenat e FB dhe tani ligjevenesit jane duke i vene gjerat ne rregull. Ky lajm futet ne ate kategori qe quhet “control opposition’’. Pra kontrollojne njerezit e tyre se cfare do thuhet ne public gjoja ne emer te lirise se shtypit. E njejta loje po luhet edhe ne Shqiperi se gjoja populli po del ne protesta kunder shtimit te cmimit te energjise. Perseri njerezit qe e organizojne keto demostrata jane vete njerez nga brenda qe te krijone pershtypjen se i kundershton masat e qeverise. Duke ditur se FB po i del boja dita me dite si nje monster spiunimi kejo Frances thjeshte e mbron punen qe ben FB. Si ? Pikerisht ligjevenesit do kontrollojne permbajtje, lajmet e rreme dhe mosinformimin. Kete ka 5 vite qe thote cifuti Zuker dhe kejo tani do ligjerohet nga shteti. S’jane kompanite e medha qe do goditen, jane njerezit e thjeshte dhe platformat e pavarura nga keto ligje”te reja” .

  2. jon says:

    Ky eshte nje lajm klasik misinformi dhe sa e veshtire eshte per njeriun e thjeshte te kuptoje lojen . Kejo Frances duket se po ben nje pune te perkryer se gjoja po zbulon gjithe prapaskenat e FB dhe tani ligjevenesit jane duke i vene gjerat ne rregull. Ky lajm futet ne ate kategori qe quhet “control oposition’’. Pra kontrollojne njerezit e tyre se cfare do thuhet ne public gjoja ne emer te lirise se shtypit. E njejta loje po luhet edhe ne Shqiperi se gjoja populli po del ne protesta kunder shtimit te cmimit te energjise. Perseri njerezit qe e organizojne keto demostrata jane vete njerez nga brenda qe te krijone pershtypjen se i kundershton masat e qeverise. Duke ditur se FB po i del boja dita me dite si nje monster spiunimi kejo Frances thjeshte e mbron punen qe ben FB. Si ? Pikerisht ligjevenesit do kontrollojne permbajtje, lajmet e rreme dhe mosinformimin. Kete ka 5 vite qe thote cifuti Zuker dhe kejo tani do ligjerohet nga shteti. S’jane kompanite e medha qe do goditen, jane njerezit e thjeshte dhe platformat e pavarura nga keto ligje”te reja” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje