Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj ka folur në lidhje me ngjarjen e shënuar ditën e djeshme, ku u dhunua nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj. Debati ka ndodhur për linjën e furgonëve Vlorë Sevaster.
Kryebashkiaku dhe autori i sulmit, janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër dhe jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj, bënë të ditur burimet, por Binaj është shprehur se lencincat nuk jepen me firmën e tij, por nga bashkia e Vlorës.
“Pellat Bonaj më qëlloi dhe kërcënoi, nuk pranoi të flisnim për shqetësimin, e konsideroj të dehur Licencat nuk jepen me firmën time, Pellati e ka marrë nga bashkia e Vlorës.
Personat që më kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin, erdhi pronari i tyre dhe më qëlloi. I kam kërkuar Pellatit që të lejonte 1 nga oraret për një djalë nga Selenica” tha ai.
Nje gje duhet te shpjegoj ky Kruetar Bashkie. Pse duhet te takohet me nje biznes jashte zyrave te Bashkise
Per mua kjo eshte nje pazar qe ka shkuar keq