“50 mijë euro kush vret Albin Kurtin”! Reagon kryeministri i Kosovës: Nuk ndihem i rrezikuar! As dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time

28 Tetor 2021, 11:25Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për kërcënimin ndaj tij, që është raportuar mbrëmë në media.

Kurti ka thënë se nuk ndjehet i rrezikuar. “Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time “, ka thënë Kurti.

Lajmin për kërcënimin e Kurtit e konfirmoi mbrëmë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.

Dyshohet se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rrejshëm me emrin “Marki Mario”. Ai ka ofruar shpërblim prej 50 mijë euro për personin, i cili vret kryeministrin Albin Kurti.

1 komente në ““50 mijë euro kush vret Albin Kurtin”! Reagon kryeministri i Kosovës: Nuk ndihem i rrezikuar! As dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”

  1. Roberto says:

    Hahahaha Koka e Albin Llumit vlen 50.000 Euro. Hahahaa. E kuptoni c’fare vlere ka nje debil si ky??? ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje