Me vendim qeverie, ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve në kryeqytet është tashmë pronë e bashkisë së Tiranës.
Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar vendimin e qeverisë dhe shton se kjo pronë do të përdoret si muze i qytetit dhe do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike.
“Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike”, shkruan Veliaj.
Mbrëmjen e djeshme policia bashkiake rrethoi godinën e sarajeve. Pronarët nga ana e tyre kërkojnë që të negociohet çmimi për shpronësim në bazë të vlerës reale që Sarajet kanë, ose edhe të lëshohen me qira.