Top Channel, faqja më e madhe e Youtube në vendet shqipfolëse: Gati 2-fish më shumë se Klani i vendit të dytë

28 Tetor 2021, 08:28Sociale TEMA

Gjigandi mediatik ‘Top Media’ vijon të mbetet prej vitesh, burimi numër 1 i besueshëm informues, edukues dhe argëtues njëkohësisht për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Për këtë flasin statistikat që përveç se thyen rekorde shikueshmërie në televion, tregues i mirë është edhe kanali i Youtube.

Matësi i kësaj platforme, SocialBlade, rendit Top Channel Albania në vend të parë në mesin e të gjitha kanaleve shqipfolëse.

Jo vetëm kaq, por Top Channel kryeson bindshëm edhe nga vendi i dytë, 2-fishin e shikimeve të videove. Po ashtu nuk mungojnë as ndjekësit e rregullt që në gjuhën e Youtube, quhen Subscribers, plot 1.84 milionë të tillë, duke kaluar edhe median prestigjoze britanike “The Guardian”.

Nëse rikthehemi tek Video Views, Top Channel, kap shifrën stratosferike 3.746.802.303 shikime në total, (afro 3.8 miliardë).

Në vend të dytë renditet TV Klan, me 2,076,495,288, afërisht dy herë më pak se vendi i parë.

Top-5 mbyllen nga Vizion Plus me 805,551,759, televizioni kosovar RTK me 876,559,660 dhe këngëtari Noizy me 1,136,619,036.

Pak ditë më parë, më konkretisht të shtunën më 23 tetor, Top Channel arriti rekordin historik të shikimeve në kanalin zyrtar në Youtube. Sipas grafikut mbi 10,1 milionë shikime pati vetëm të shtunën, duke bërë që të thyhej rekordi i një jave më parë me 8,1 milionë shikime brenda 24 orëve.

Ky është rekord historik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan për një kanal televiziv në youtube. Kjo është një nga shifrat më të larta të arritur ndonjëherë më shumë se çdo media tjetër vizive në Shqipëri.

Grafikët e audiencës tregojnë një rritje të fortë të shikueshmërisë së Top Channel, falë programeve të shumëllojshme që prezanton për publikun.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje