Fjalimi i munguar i Lulzim Bashës

29 Tetor 2021, 17:10Politika TEMA

Unë jam Lulzim Basha!

Të dashur demokrate dhe demokratë. Unë u zgjodha kryetar i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike, partisë që rrëzoi komunizmin, udhëhoqi Shqipërinë drejt anëtarësimit në NATO dhe shumë e shumë procese të tjera shtetformuese dhe themelore për një vend demokratik. Partia jonë hodhi themelet e pluralizmit, tregut të lirë dhe të drejtave të njeriut. Dhe ia doli me sukses.

Megjithatë do të ishte e pasinqertë dhe hipokrite nëse nuk do të pranonim, në të njëjtën kohë, edhe përgjegjësitë tona gjatë kohës kur kemi qenë në qeveri – nga piramidat, tek ndërhyrjet në zgjedhje, tek korrupsioni, tek Gërdeci, tek 21 Janari – por edhe në opozitë – nga protestat e dhunshme, tek braktisja e parlamentit, tek bojkoti i zgjedhjeve, e plot episode të tjera përgjegjësie të vogël dhe të madhe. Sa më shumë t’u fshihemi përgjegjësive tona, aq më shumë do ta vuajmë barrën e tyre. Aq më shumë do të na lidhin këmbët dhe do të na pengojnë të ecim drejt pushtetit.

Ju drejtohem sot me bindjen e palëkundur se Partia Demokratike është e vetmja që mund ta nxjerrë Shqipërinë nga bataku i korrupsionit, trafiqeve, nepotizmit, prapambetjes, koncesioneve korruptive (përfshi ato të firmosura nga ne kur ishim në qeveri), zhvillimit çalaman e pa vizion, sidomos prej kësaj qeverie por edhe të tjerash. Partia Demokratike lindi nga etja e shqiptarëve për liri dhe demokraci dhe është e vetmja që mund t’I udhëheqë ata drejt një lirie shumë më të madhe dhe një demokracie shumë më të mirë. Partia Demokratike dhe askush tjetër.

Këto javë partia jonë është përfshirë në një vorbull të fortë. Është një vorbull që filloi pas vendimit tim – të cilit i qëndroj sot edhe më shumë, edhe më fort, edhe më me bindje se sa kur e shpalla – për të përjashtuar deputetin Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Partia jonë nuk do të shkojë dot drejt pushtetit me Sali Berishën dhe historinë e tij të shkeljeve të rregullave demokratike, të korrupsionit, të shantazhit ndaj drejtësisë. Imagjinoni qasjen e tij ndaj demokracisë kur thotë se do të jetë edhe kandidat edhe do të garantojë garë të lirë. Hipokrizia nuk mund të dilte më lakuriq se kaq.

Ju drejtohem sot edhe për të marrë përgjegjësinë e plotë për dështimet e mia dhe tonat në përballjet elektorale. Partia Demokratike i humbi zgjedhjet. Po, siç tha ODIHR, pati tjetërsim votash, pati shkrirje të shtetit me partinë, pati përdorim të paligjshëm të të dhënave personale të bashkëqytetarëve, pati trysni mbi administratën publike. Asnjë nga këto nuk ishte e re. Kanë ndodhur edhe kur ishim ne në qeveri si dhe sot që ne jemi në opozitë. Kanë ndodhur prej vitit 1996 e deri më 25 prill, 2021. E megjithatë, Partia Demokratike i humbi zgjedhjet.

Sot jam më I motivuar se kurrë për betejën që kemi përpara. Do të jetë e vështirë beteja e përditshme për të ringritur Partinë Demokratike, shpresën e çdo shqiptari, për ta modernizuar dhe çliruar atë, për ta çuar atë në mënyrë të sigurt drejt pushtetit. Sali Berisha e solli atë në pushtet dy herë, por shqiptarët e ndëshkuan me 1 milionë vota në vitin 2013. E dini ju siç e di edhe unë se atë e ndëshkuan 1 milionë shqiptarë pikërisht për arsyet që përmendi Sekretari i Shtetit të SHBA, aleatit më të palëkundur të Partisë Demokratike nga viti 1991 dhe të Shqipërisë prej më shumë se 100 vjetësh.

Beteja jonë është vetëm e jona, nuk është as e SHBA dhe as e ndokujt tjetër. Dhe ne do ta bëjmë atë betejë. Dhe ne do ta fitojmë atë betejë. Dhe unë jam sot para jush më i sigurt se kurrë se unë kam aftësinë, energjinë, dhe vendosmërinë për t’ju udhëhequr ju drejt fitores në këtë betejë dhe drejt pushtetit nesër.(SI)

18 komente në “Fjalimi i munguar i Lulzim Bashës”

  1. Gaz says:

    Lulja te folin keshtu!!! Po IQ e atij eshte shume e ulet!!!!

    1. Mesuesi i fillores says:

      “Lulja te folin keshtu”- hajde shqipe , hajde , na i masakruan analfabetet gjuhen tone aq te bukur . Or Gaz , thuhet , ne kete menyre : “Lulja te flase keshtu” .

      1. Genc says:

        Do isha dakort me cdo pike te ketij fjalimi nese ne fund mbyllej me nje fjali shume te thjeshte per kedo qe e do PD: per sa me lart kam vendosur te mbledh kuvendin e pd dhe te jete vota e demokrateve qe vendos nese me perkrah mua dhe vizionin tim dhe nese jo premtoj te jap doreheqjen dhe ti sherbej PD si deputet i thjeshte! Lulzim Basha nuk mund ta sjelle kurre PD ne pushtet nese ka frike nga vota dhe vullneti i demokrateve!

      2. Franci says:

        Mesues , mos ja ve re Gazit, ke qene ne koma per shume vite ……….tani shkon ne klase te pare ……duhet ta pranojme , kur gjithe brezi yne do kete ikur nga kjo Bote …….Gazi do jete 80 vjec ama trute e nje kalamoni …….trute e kokes jane ato qe te marin ne qafe ……Gazi ketu do kete superioritet ……..do ritet ne moshe , dhe nga mendja ……i vogel ……

  2. Albanezi i vertete says:

    Ky eshte nje fjalim i shkruare nga nje dore qe mendon se nuk dridhet kur shkruan,por gabohet. Ky shkrim ka nje qellim dhe po qe se eshte vertete eshte pozitive per opoziten jo per Lulezimene se ai nuk mund te vije ne zyren e shqiptareve si K.M pa dhene llogari per ato qe ka bere si ne rrugen e kombit si ne bulevarde si ne bashki ku ndyu mermeret e pallatit te kultures me torten gjigande,,ku nuk kishte me keq se ku te vinte.
    Pastaj shohim e bejme,gjate kesaj kohe partia demokratike edhe mund te kete marre pushtetin por jo me Lulin se ai mund te jetoj ne Hollande.

  3. Lulzim Basha says:

    Te nderuar Demokrate!
    Harrova te shkruaj pjesen e fundit te fjalimit:
    Nga sot e tutje ju mund te me therrisni edhe me emrin Delina. ( si ju duket? I ngjaj pak delina ficos?)

  4. Mesuesi i fillores says:

    “Lulja te folin keshtu”- hajde shqipe , hajde , na i masakruan analfabetet gjuhen tone aq te bukur . Or Gaz , thuhet , ne kete menyre : “Lulja te flase keshtu” .

  5. Ladi says:

    Nuk ka fatkeqsi me te madhe sot per sot se sa te mendosh dhe te besosh se L. Basha dhe PD do te ndryshojne situaten dhe gjendjen ne kete vend.
    Eshte e pamundur pasi pikerisht PD dhe pjellat e saj vulgare jane shkaktare te te kalvarit politik, ekonomik, shoqeror, etj, sot ne Shqiperi.

  6. toni says:

    gabim Lulo ,ska asnje parti sot qe flasim qe mund t anxjerre shqiperine nga bataku ku eshte
    cdo gje tjeter eshte demagogji
    ti vete ke ndenjur 8 vjet ne pushtet ,cfare bere ,rruga e kombit,marreveshja e detit ,ngjarjet e bulevardit
    ok Lulo?????
    hajt shnet tani dhe te fala piktorit se nje mut jeni

  7. Jay says:

    Sjam as pd as pd fanatik . Po dhe ky legen Rama mashtrusi qe malli e ka kthye ne zombi ca ka bere hidh 1 dhe mer 10 . Te pakten Luli ka bere 1 shkolle Europiane dhe i vetmi qe flet me shifra . Rama flet me ironi sakazem dhe presion . I duket vetaja Zot . Po mendjemadhesia dhe tamaqaelleku po i ha koken .

    1. Ms says:

      Jay, Ishallah nuk I beson keto qe shkruan. Po I besove vertet, bjeri murit me koke te shpetosh njehere e mire!

    2. PO , PO says:

      Mund te mos jesh fanatik , zoti Jay dhe prap nuk na thua asgje , se aq nivel ke , nuk shikon dot pertej hundes !

  8. luka says:

    Per cilin batak e ke fjalen o ti “toni? Shyqyr perendise qe po shohim te ngrihet pak nga pak Shqiperia. Nuk sheh e nuk kupton vetem ai qe mbjell vrer e hedh balte mbi vendin e tij. Por dhe keta do mbeten gjithmone e me shume ne pakice, persa kohe qe veprat po ngrihen e ndertohen dita dites. Thjesht per nje shembull shko hidhi nje sy spitalit te ri te Fierit qe po ndrit ne rregullin dhe profesionalizmin e sherbimeve qe ofrohen aty. Pa permendur te tjerat…

  9. Mihali says:

    Te lumt o Lulezimm,me ne funde the shume gjera qe deri tani fshiheshin e beheshin si te pa qena,thuheshin vetem disa te mira qe nuk ja mohon askush.Kaq per sot neser dhe ne vazhdim thuaj edhe te pa thenat sotme si thyerjen e embargos se OKB-s per nafte dhe armatime dhe municjon is Jugosllavise ,shitja e armeve ne Ruanda etj,arestimi i kryetarit te PS-s dhe burgosja e tij vetem per arsye politike,gjakosja e opozites mbas vjedhjes se votave haptazim,Grushti i shtetit i shtetit te’98 veper me ogur zeze per kombin tone eshte ngritje everiut kunder Jugut,sulmi me avjona e Vlores dhe Bences e mbetur ne tentative (se avjatoret tan patrot nuk i perdoren kunder popullit por i hodhen maleve ku nuk kish
    Jet njezore) . Avonat nuk u kthyen me ne baz por u ulen ne Bari te Italis.
    Me pelqeu distancimi nga Meta nje njeri qe ka patur detyra te larta ne shtet qe i ka perdorur te te vjedhur koruptuar(shiko viddeon Meta Prfti)
    dhe mbrojtja flagrate qe i beri SB. Keto e shume e shume te tjera qe i permende sot.
    Ne fund dua te jap edhe nje keshille ruhu nga ai njeri se ai eshte edhe nje vrases.
    Bej nje raport te hollesishem , miratoje ne grupin palamentar dhe beje publike me ze te lart dhe ndahu nga Berisha dhe berishizmi.
    Ky qendrim nuk e dobeson PD-n por e forcon.Ata qe thon per provat per SB -S ato jan ne memorjon e popullit Shqipetar.Keshtu PD-ja behet nje Parti e afte te fitoj besimin e popullit.Duke i fshehur keto nuk i sherben PD-s por i sherben vetem S B per te mbuluar vjedhjet e gjithe bemat anti shqiptare antidemokratike te tij,si korpsjonin e rend qe ka ber ajo familje duke mar prona dhe ven pasuri maramendese.Keto nuk jan zero prova por shume prandej S B po kacavaret mbas flamurit te p.b per te shpetuar veten, familje nga burgu.

  10. Gaz says:

    Mesuesi i fillores, nje koment mjafton por dy komente te njejta sikure nuk shkone per nje person qe mundohe te korigjoje. !

  11. Vranakonti says:

    Basha,nuk ka as bythe e as koke te flasin kaq modernist e me kaq guxim.Ai eshte nje petull nga ato qe bejne elbasanlleshkat. Basha ka 12 vjete qe thote Rama ik dhe Rama perkundrazi eshte me i forte dhe i mbeshtetur ne nje baze betonarmeje,te populli shqipetar.Basha dhe Berisha do perfundojne ne psiqiatri. Rama do drejtoj vendin si njeri i zoti dhe i pa trembur nga askushe.

  12. Tetovari2 says:

    Më në fund fole pakëz mirë por ke një mengësi!
    Nuk tregoveku e çove KASETËN E MASAKRËS SË KRUSHËS!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje