Nga Ylli Pata
Një alarm i ngritur prej ditësh nga një grupim miks gazetarësh e klerikësh, në vend për të quajturën “Lufta për Familjen” është marrë menjëherë nga Sali Berisha.
I cili që prej shpalljes Non Grata nga SHBA, po gjen andej këtej “kauza” politike që përdoren si teza për të sulmuar SHBA, Europën e Perëndimin.
Ja shikoni dje postimin e Sali berishës për të ashtuquajturin “skandal” që rezultoi një fake news, siç ishte fake news, ai i grupimit që ka dalë në “mbrojtje të familjes”.
Berisha shkruan se Rama dhe Veliaj po shkatërrojnë familjen, duke ju shpërndarë fëmijëve formularë që heqin emrat Baba e Nënë.
Ka ardhur një përgenjështrim i Bashkisë së Tiranës, që e ka rrëzuar totalisht këtë tezë, mirëpo grupimi “në mbrojtje të familjes” ka përshëndetur Berishën për qëndrimin “e djathtë e konservator” e më pas janë zhvilluar edhe panele, ku shtrohej teza se “përse Perëndimi po kërkon të shkatërrojë familjen”?
Ja kaq e thjeshtë është kjo situatë. Synohet një e ashtuquajtur axhendë, ku Perëndimi të sulmohet si një shoqëri e korruptuar që kërkon të rrëzojë familjen, e në këtë rast është “Bud Spenceri” shqiptar, “lexhenda e xhallë e demokracisë” që po e shpëton familjen shqiptare nga “Perëndimi i degjeneruar”.
Realisht, ka kohë që qarqe pro Erdoganit apo edhe qarqe klerikale në vend, si dhe mbështetës të Ilir Metës e Sali Berishës po ngrenë si kauzë, një argument jo real, ndërkohë që këto qarqe nuk merren realisht me punën e tyre si klerikë me besimtarët. Por janë kthyer në celebritete, duke pasur synime të qarta për tu katapultuar në politikë.
Këto qarqe flasin për “vlerat konservatore për Zot e Atdhe” që po “duan t’i shkatërrojnë të majtët botërore me Biden në krye”.
E para, kjo është një axhendë, e cila nuk është në rendin e ditës në Shqipëri në aspektin politik, pasi ne nuk kemi grupime politike që kanë “flamur” të drejtat civile.
Tek ne, madje e majta socialiste e ish-komuniste, është edhe më konservatore sesa PD-ja në këtë aspekt.
Në kohën e Enver Hoxhës marrëdhëniet homoseksuale dënoheshin me burg në Kod Penal, ndërkohë që heqjen e këtij dënimi, pra depenalizimin e marrëdhënies së të njëjtës gjini e ka bërë mazhoranca e Partisë Demokratike.
E cila realisht erdhi jo si një e djathtë konservatore, sovraniste e populiste, por si një grupim liberal i qendrës së djathtë me një orientim Perëndimor.
Tani, për ta sqaruar mirë këtë çështje të atyre që e cilësojnë Perëndimin si “dekadent” apo të “degjeneruar”.
SHBA, por edhe gjithë bota demokratike perëndimore ka shumë vjet që ka ndërtuar një legjislacion që mbron të drejtat e atyre komuniteteve që janë pakicë, ku hyjnë edhe ato komunitete që kanë një orientim seksual jo konvencional, pra burrë-grua.
Një shoqëri demokratike, krijon ambjentin që të drejtat të realizohen, e jo kufizohen. E në këtë aspekt nisi njëherë dekriminalizimi, më pas lejimi i “çifteve civile” e më pas e drejta e tyre për të adoptuar fëmijë.
E ndërsa këto të drejta u dhanë, është bërë edhe implementimi përkatës në Kodin e Familjes.
Nuk është përmbysur bota në Perëndim, thjesht kanë rregulluar një realitet që ekzistonte që nga lashtësia.
Marrëdhëniet homoseksuale ekzistojnë padyshim si në Turqi, Hungari, apo edhe vendet Arabe që bëjnë “më katolikun se Papa” në këtë rast. Thjesht ata nuk duan ta kodifikojnë një të drejtë të këtij komuniteti, që vepron i fshehur dhe ilegalisht.
Në Perëndim, çështja është politike, pasi njëra palë, ajo laike që janë të majtët e liberalët, mbrojnë pakicat gjinore, e pala tjetër ajo e lidhur me ndjenjën fetare mbrojnë familjen tradicionale.
Por gjithsesi nuk kemi një përmbysje apo një degjenrim shoqërie. Kjo, pasi një shoqëri e mbyllur i mban problemet brenda dhe ato shpërthejnë në një rrugë tjetër të pakëndshme, siç kanë shpërthyer skandalet me Kishën superkonservatore greke, apo me Kishën Katolike kudo në botë.
Megjithatë, në Shqipëri kjo çështje nuk ka gjasa, të paktën aktualisht të kthehet në kauzë politike. Kjo sepse komunitetet që përfaqësojnë këto pakica, nuk kanë fuqinë e depërtimit në lobime siç ndodh në Perëndim.
Partia Demokratike Amerikane nuk se është kundër familjes edhe pse mbron të drejtat e komunitetit LGBT, madje disa i ka sjellë edhe në poste të larta shtetërore, por bashkëjeton me këto ekzigjenca që janë realitet.
Po ashtu edhe Partia Republikane. Në partinë e Donald Trump ka një lob të fuqishëm të komunitetit LGBT, madje Richard Grenell, është një nga politikanët më të njohur të të djathtëve -gay.
Por hipokrizia e mbështetësve të Berishës e Metës është uluritëse: nga njëra anë sulmojnë Biden dhe demokratët për shkak se e shpallën Non Grata- si të degjeneruar, duke ngritur në qiell Trump-in, se mbron familjen, e nga ana tjetër politikanë si Grenell nuk i njohin si të djathtë.
E gjithë kjo panoramë në Shqipëri për të ashtuquajturat “vlera konservatore” është totalisht false, e fsheh thjesht antiamerikanizmin për hallin e Berishës e Metës, e jo për “Zot, Komb e Atdhe” që betohen këta politikanë që kanë bërë për 30 vjet pakt me dreqin e të birin, thjesht për interesa të çastit.
Shqipëria është një shoqëri ende në ngritje, ku ka të paplotësuar të drejta themelore njerëzore që nga prona, e drejta e punës, mbrojtja sociale, të drejtat sindikale etj. Ka rrugë të gjatë për të shkuar tek shoqëria Perëndimore, e cila pas Luftës së Dytë Botërore, flamurin politik ka pasur pikërisht zgjerimin e mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, e jo mbylljen e mosrespektimin e tyre.
Ndryshe shoqëritë e mbyllura të shteteve autoritare, e përdorin familjen si flamur, ndërkohë që bëjnë njëmijë të zeza e perversitete. Të cilat, siç i dimë të gjithë, i kanë bërë me okë, mjaft nga këta politikanët e paudhë të Shqipërisë…
Pupupu çfare kellire qeka ky ylli Pata…ose ylli halja me mire..
Po pse mee kellire te duket e rastesishme ty kjo? Apo mos do te na tbuash se eshte teori konspirative? E paska bo Sala per te rregullu punet e veta….
O ylli o idiot i padobishem
Shkrim idiot. Thjesht për të sulmuar Berishën. I cili ka bërë aq shumë krime dhe të këqija sa kjo akuza e fundit më shumë e ngre se e ul. Problemi nuk është se LGBTQ- ve e kompani u janë shkelur të drejtat. Por se ata mëtojnê që anormalitetet, perversitetet dhe sëmundjet e tyre të ia mballosin gjithë botës, si gjëra “normale”. Konkretisht ata ndjehen të “diskriminuar” nga fjalët nënê dhe baba dhe kërkojnê që këta të cilësohen si Prindi1 dhe Prindi 2! Dhe nê disa qytete perêndimore kanë filluar t’i përdorin në gjendjen civile këto lloj emërimesh! Po ashtu ata po kërkojnê sot që të njihen nja 30 lloje gjinish dhe jo vetëm mashkull dhe femër, apo djalë dhe vajzë. Janë njê minorancë e rrezikshme për shoqërinê njerëzore, por që mbrohet dhe nxitet nga lobe të fuqishme. janê po këto lobe që luftojnë Orbanin, Erdoganin, Putinin apo Poloninë se nuk u shkojnë pas avazit. Shqipëria, për shkak tê historisê dhe kulturës së saj nuk ka nevojë të ndjekë këto modele. Nuk ka nevojë të bëhemi “perêndimorê” duke hequr brekët.
Nuk eshte ‘Perendimi’! Eshte nje grupim super radikal brenda te majtes tradicionale qe shtyn perpara axhenda transformuese per shoqerine pavaresisht se mbeshtetjen e kane 1-shifrore. Nuk ka nje perendim te unifikuar ne mbrojtje te struktures prindi 1, prindi 2, por ka nje beteje te perditshme per ta refuzuar ate dhe Berisha thjesht po rreshtohet me ate krah te debatit qe per shkak te dimensioneve lunatike qe kane marre propozimet e ketij grupim radikal (le ta quajme Sorosian per lehtesi komunikimi)ka bere bashke liberale e konservatore. Ky lloj konflikti kulturor eshte nder gjerat me te rendesishme qe po ndodh ne perendim dhe eshte krejt e natyrshme qe te transferohet dhe ketu. Berisha po ben ate qe Basha nuk e ben as ne endrrat me te lengshme: po mban nje qendrim perpara sa te jete vone. Mos harroni qe keto gjera fillimisht trafikohen pa shume buje per te testuar ujerat e pastaj shnderrohen ne ligje. Berisha eshte i denuar te luaje me populizmin konservator and Thanks God for that!
O ylli gari. Nuk eshte fake se eshte dorezuar si propozim ne ministri te drejtesise per te ndryshu kodin e familjes.
Pi keshtu te rrasni golin ju – ne fillim e mohoni, pastaj thoni nuk e dinim tamam,pastaj per te miren tuaj e kishim, dhe ne fund fare kur ka shku deri ne fund thoni, epi ju zuri tani. Ta shpjegova mire me te q…. derri te gjithe ato kane vrima ne shtepi?
Veprinet e ketij grupimi Jane plotesisht Te Shthurura!!! Antifamilje!!! Fanilja, ne kuptimin traditional te saj, eshte e Ardhmja e Njerezimit!!!
Saliu eshte vete homoseksual.
Bravo Sali, leri transgenderat dhe perversat e partise se Yuri Kim Te perkrahin Bashen. Ketu ne Amerike, prinderit Po luftojne kete kancer degjenerimi qe Po perhapet ne shkolla. Edhe ata qe kane votuat per demon rats nuk e gelltisin kete. Fokusohu tek kjo linje sepse eshte recete fitorje. Edhe Enveri I fuste ne burg plehurinat e nuk i lejonte Te degjenerojne shoqerine.
DHE JU E BESONI ììììììììSa ishte kunder sistemit komuniste po kjo pacavure ,aqe dhe do te jete kunder marteses i te njejtit seks,qe e quajne pallavrat e dites.Une si i larget nuke shohe aspake dashuri ne fytyrat e ketyre pinjolleve te politikes te atije vendi .Aqe me teper qe flasim per fytyren e Berishes ,qe i ngjane nje krimineli te arratisur per nja 30 vite.
KETA NJERZE KANE MARRE FUNDE .Jane te destinuar qe te bejne vetem keqe.Dhe e keqja me e madhe eshte qe te mose perseritet nje 97 e dyte me po te njejtit aktore.
demokracia esht kur shumica i vendose rregullat. rregullat e bejn nji shoqeri dhe nji civilizim. ate qe ju mundoheni ta mrboni esht diktatura e nji minoriteti perversa qe nuk dihet agjenda e vertet. mos u beni naive. keta sjllen si mafi me infiltrimin e strukturave shoqerore dhe zyrtare.