Foltorja në Lezhë, Berisha s'ndalet me gafat, e bën Lulzim Bashën ministër të Brendshëm të Partisë Socialiste

29 Tetor 2021, 17:58Politika TEMA

Nga “Foltorja” në qytetin e Lezhës, Sali Berisha duket se nuk ndalet me gafat e tij.

Gjatë fjalës së tij në përpjekje për të sulmuar qeverinë e Ramës dhe me mendjen te Lulzim Basha, teksa ka përmendur ministrat e Brendshëm në radhë të Ramës, përmend emrin e kreut të PD në vend të Fatmir Xhafajt.

“U largua Tahiri nga ministri e Brendshme dhe solli Bashën (e ngatërron me Xhafajn, vëllai i te cilit ishte i dënuar ne Itali për trafik droge”, deklaroi Berisha, duke mos u kujtuar ta korrigjojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje