Kreu i Lëvizjes Kombëtare për Zhvillim, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin Zona Zero, foli mbi zhvillimet brenda së djathtës, ku padyshim Foltorja e Berishës ka shkaktuar një lëvizje që mund të vendosë në dyshim të ardhmen e së djathtës.
“Foltorja është një tentativë për të rikuperuar edhe Berisha vetë është një pozicion ndryshe brenda politikës. Është një luftë për pushtet, në radhë të parë, por edhe ajo ka rregullat e parimet e veta. Kush do të kontrollojë PD-në, një nga komponentët kryesorë të opozitës.
Ka sjellë diçka pozitive se për herë të parë po diskutohet në PD, që para 25 vitesh përpara ka pasur diskutime deri më sot nuk ka pasur për tema të mëdha politike, për një pjesë gjërash politike. Kjo tregoi se vetë Berisha i ka mbyllur, ditën që iu desh e hapi ai. Është një lloj gënjeshtre, po është sa të duash. Mund ta marrim se nga kjo do të dalë pozitive”, tha Shehi.
Më pasi ai theksoi se nuk i bashkohet debatit politik të Foltores, pasi nuk sheh se niveli i tij është aty ku duhet pasi po shkon në përplasje personale. Ndërsa ka renditur dhe gabimet e Bashës që duhen analizuar.
“Negativja e këtij debati? Debati nuk është i gjithi në rrafshin politik e disa nga temat që janë bashkëfajtorë të dy ber e bash bëjnë si kur i harrojnë. Tema e parë fillon në 2014, 2015 pse u larguam nga reforma territoriale-administrative? Pse nuk e dimë akoma ende? Nuk e di duhet të pyesim Bashën, i lamë dorë të lirë Edi Ramës bëri siç donte qejfi. Ky është debati që duhet bërë, real politik.
Debati dytë pse ka qenë ky hezitim i vazhdueshëm për reformën në drejtësi, cili na bëri që ato aleaten më mirë SHBA, të na shohin me dyshim, e për herë të parë ato kanë qenë më pranë të majtës se sa të djathtës. Kjo është për fajin tonë, të opozitës, e jo tonin, e në radhë të parë të dy individë, që janë Berisha e Basha. Nuk rrihet kjo nëpër foltore.
Në 2017, Europa na ofroi një zgjidhje të mira për problemin e çadrës një shtyrje të zgjedhjeve, i cili i ulte kokën PS-së, vinte nga miqtë tanë më të mirë, e pas dy javëve arrijmë në presionin tjetër të zgjedhjeve, të përtej SHBA. As shtyrje zgjedhjesh nuk pati, se si u bitis ajo formula, brenda natës, (17 majin), saqë i trishtoi njerëzit e së djathtës që nuk shkoi të votojë.
Më dramatike e tragjike, dolëm nga Parlamenti, pse dolën, qysh e tek? E Po vendos këto gabimet e Bashës, lufta kundër kundërshtarëve njerëzve, listat që i bën ky, sipas qejfit, dalja vetëm në fushatë, imitimi i Ramës, mënyra populiste, Por unë gjykoj se janë të dorës së dytë. E kanë lënë në vend të ulët nivelin e meritokracisë”, tha Shehi.
Gjëja e mirë kësaj foltoreje, sipas Shehit lidhet me faktin se debati brenda PD-së nuk ka nisur në periudha zgjedhjesh, duke shtuar se kjo përplasje mer fund në muajin dhjetor. “Do t’i bashkohesha Debatit politik të Foltores në vend të që të ngjitet në nivelin politik po zbret në nivelin personal. Nëse përdoret për të përdorur e goditur dikë, unë jam kundër foltores dhe të dyve, e unë jam për bashkimin e madh të së djathtës”, tha ai.
Foli Dashi Partia?!Nje morr ne trup te PD.Nje parazit politik ne 20 vjete. Nuk kap as nje treten e votave per deputet pa siglen PD dhe zgjidhet nga listat…
Surrat plonci ka 30 vjet që zvarritet pa identitet në politike!
Idiot I alkoolizuar na bën analiza në efektet e rakisë!
I pështirë!
Gabimi me i madh i Bashes,ishte qe te futi ty ne parlament me dulen e medi gerdecin…
Ti je 30 vjet qylaxhi i edukuar legen.
Dash gjaali!
Jam i bindur me aq sa të njof Unë ti ke kohe qe s’shpreh atë që ndjen.Me sa duket janë metamorfoza komplekse qe njeriu i kalon njeriu,pavetëdije.
Shnet e mendje t’kthjellët.
Për të qënë të sinqertë : Kulturën e vjedhjes të votës , e kemi futur ne !
Dash Shehi .
Ç’ka barku , e nxjer bardhaku !
Populli .