Ka nisur me debate mbledhja në Komisionin e Shëndetësisë. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se është hipokrizi të flitet për masat anti-COVID, në një kohë kur vetë deputetët nuk i mbajnë maskat.
“Do të doja tju kërkoja që si fillim të zbatoni masat anti-COVID edhe në këtë komision. Duke qenë se jemi në një ambient të vogël dhe jemi shumë individë, është e mira të mbajmë të gjithë maskë e ta heqë vetëm ai që flet për shkaka të kuptueshmërisë. ndryshe do ishte hipokrizi të flisnim për masta në shkolla apo institucione të tjera, ndërkohë kur pjesa dërrmuese e opozitës këtu nuk mbanë maskë. Nëse maska nuk mbahet, atëherë unë do të detyrohem të vendos maskën dhe të flas me maskë. E mira është të mbajmë maskë të tërë dhe ai që flet ta heqë, ose unë do duhet të flas me maskë”, tha ajo.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i opozitës, ku Oriola Pampuri e konsideroi ‘hipokrizi’ vërejtjen e Ministres së Shëndetësisë, teksa përmendi faktin se në autobusë, të mbushur me pasagjerë përtej kapacitetit, askush nuk mban maskë.
“Nuk mund të bëhem pjesë e kësaj hipokrizie, po kërkon zhvendosjen e vëmendjes. Këtu autobusët janë të mbushur me njerëz pa maskë. Universitetet, studentët janë të pavaksinuar dhe pa maskë. Ne fusim këmbën në godinë e Kuvendit dhe të gjithë janë pa maska, ndërkohë këtu për show na kërkohet maska. T’i lëmë koto andralla se jemi gjithandej pa maska dhe sa shohim njëri-tjetrin vëmë maskën. Kjo është hipokrizi”, theksoi ajo.
Pampuri emban veten per udheheqese.e keni pare kur shkon tek selia pershendet si laveri me doren lart.
O Pampuri te qifte kauri
Po , ka të drejtë .
Autobuzët plot, rall shef ndonjë mask .
Populli do ndëshkuar .
Po a ndëshkohet POPULLI?!?!?
PO !!!
POPULLI NDËSHKOHET ME QEVERINË QË ZGJEDH !
JEMI TË NDËSHKUAR , JEMI TË PA SHPRESË SEPSE EDHE OPOZITA KA SHKUAR PËR LESH.