Petrit Vasili: Edhe Ramiz Alia bëri zgjedhje më të mira se Rama, PD na mori më qafë me djegien e mandatave

1 Nëntor 2021, 20:50Politika TEMA

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u pyet në “Debat” nga Alba Alishani mbi vendimin për të mos dalë në zgjedhje me lista të përbashkëta me Partinë Demokratike.

Sipas tij, taktikat elektorale nuk kanë lidhje fare për disa arsye:

“Ky është një konstatim që analiza vijon ta bëjë me kokëfortësi. Nuk ka lidhje fare. Shteti shpërdoroi të gjithë autoritetin e tij për zgjedhjet, u abuzua me të dhënat personale të qytetarëve, OSBE-ODIHR tha se qeveria aktivizoi grupet kriminale për zgjedhjet etj.

Pra, po flasim për zgjedhje që nuk u afrohen as atyre që ka bërë Ramiz Alia në vitin 1992. Atëherë, nëse sapo kemi kaluar zgjedhje më të këqija sesa ato të vitit ’92, nuk kemi si flasim për taktika elektorale apo gabime në llogaritje. Këto janë truke për t’u larguar nga thelbi, që është se në vendin tonë është shkatërruar institucioni i votës”.

Në lidhje për vendimin e djegies së mandateve, Vasili u shpreh:

“Sigurisht që vendimi për djegien e mandateve ishte atipik dhe traumatik. Të gjithë besuam që një veprim i tillë do të çonte në veprime të tjera të rëndësishme. Asnjë nuk mund të mendonte që Shqipëria ka një “mikro Pinoçet” në krye, si Edi Rama. Ishte këmbëngulje dhe vendim tashmë i marrë i Partisë Demokratike, që kishte dy rrugë: ose solidarizim me të, ose distancim me të”.

7 komente në “Petrit Vasili: Edhe Ramiz Alia bëri zgjedhje më të mira se Rama, PD na mori më qafë me djegien e mandatave”

  1. riti says:

    Me pecon perpara drejt veres se hales l.s i.

  2. Turi says:

    Po asnje nuk e mendonte qe Shqiperia e kishte pasure nje “Pinocet” me perpara si Sali Berisha qe kerkonte ta merrte pushtetin me dhune e terror.

  3. vlashi says:

    Petrit Vasili eshte i dhier por krenar…. Lahu se qelbesh mor i degjeneruar…

  4. Gaz bardhi bandit says:

    Peqo te qiqa myqe

  5. Gaz says:

    Ketij i them politikan race ( anal istat e perdorin kete shprehje) I dhjere nga koka te kembet per vete shkon dhe ben moral per te tjeret. Zgjebe buRe.

  6. Mirë e ka Peçua , nuk u bënë zgjedhje të mira dhe per këtë Rama e ka fajin , se me 300 vota nuk bëhesh dot kryeplak fshati , ndërsa ky u bë deputet !

  7. Petrit Vasili je kampjon budallallek dhe i lig. Shkurt nje cope merda… Ne nivel me Nard Noken.. hahahaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje