Muli shpjegon pse Doktori është kundër ligjit të birësimeve

2 Nëntor 2021, 19:00Antena TEMA

Nga foltorja e sotme në Kamëz, Doktori nisi një sulm ndaj një projektligji për birësimet.

Ai dha shumë argumente parimore, por Muli vendosi t’ua shpjegojë më thjesht demokrateve, pse Doktori është kundër ligjit të birësimeve:

“Të dashur demokratë!

Arsyeja pse Doktori është shumë i vendosur këtë radhë ndaj ligjit të birësimeve, është bindja e tij e thellë si prind, si politikan, si burrë shteti dhe qytetar, se birësimi nuk funksionon.

Shembulli konkret është Luli.

Çfarë nuk ka bërë në jetë Doktori për ta bërë Lulin si djalin e vet.

E mori nga Kosova e solli këtu, e bëri minister, e bëri deputet, e bëri kryetar Bashkie, në fund e bëri dhe kryetar partie.

Mendoni se çdo të thotë për një fëmijë, gjithë kjo mirësi.

Por ai u tregua mosmirënjohës. Ai e preu në besë.

Ai nuk ia vlerësoi atij kujdesin atëror dhe mbështetjen që i dha atij, sikur ta kishte djalin e vet.

Doktori ka lënë fëmijët e vet rrugëve, të nxjerrin vetë bukën e gojës, kush me dyqan brekësh e kush me konsulenca, dhe është kujdesur vetëm për Lulin.

Tani Luli ja shpërblen kështu.

Kjo është një arsye madhore që e ka bindur Doktorin se çdo gjë që t’u bësh fëmijëve të birësuar, ata nuk janë mirënjohës”.

Ndaj komenteve të Flamurit reagoi dhe ish-deputeti Ruli.

-Kjo që thotë Muli nuk ka sens biro.

Po Doktori nuk po ankohet që fëmijët e birësuar shesin babain, por po thotë që baballarët do të shesin fëmijët e birësuar, tha ai.

1 komente në “Muli shpjegon pse Doktori është kundër ligjit të birësimeve”

  1. Mirë e ke o Muli , mirë e ka dhe doktori, kështu i ndodhi dhe PARTISË me DOKTORIN , prandaj nuk duhet persëritur për herë të tretë si ç’tha dhe Dash Shehi , që tre herë nuse nuk të bën njeri !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje