SKANDALI: Nis manipulimi i zgjedhjeve për FSHF-në, njëmbëdhjetë ekipeve iu hiqet e drejta e votës

4 Nëntor 2021, 15:00Sport TEMA
SKANDALI: Nis manipulimi i zgjedhjeve për FSHF-në,

Njëmbëdhjetë qytete mbeten jashtë hartës së futbollit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë, hodhi poshtë kërkesën për regjistrimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë.

Në këtë mënyrë, qytetet si Laçi, Kukësi e Fushë Kruja të cilat luajnë në Superiore, por edhe Lezha, Kruja, Bulqiza, Mamurrasi, Klosi, Peshkopi, Tropojë e Burreli mbeten të papërfaqësuara në Asamblenë Zgjedhore të FSHF, ku do të zgjidhet presidenti i ri i federatës, por edhe organet drejtuese.

Vendimi është marrë prej 4 tetorit të kaluar, por ishte mbajtur kofidencial deri në këto momente.

Gjykata e Tiranës vendosi “pushimin e gjykimit të kërkesës së kërkuesit Ridvan Kulli dhe kthimin e akteve palës kërkuese ‘Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë’”, si edhe “urdhërohet Zyra e Regjistrimit të OJF-ve të kryejë veprimet përkatëse”.

Në total, Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë ka dy vota në Asamblenë Zgjedhore që do të zhvillohet në shkurt të vitit 2022.

 

6 komente në “SKANDALI: Nis manipulimi i zgjedhjeve për FSHF-në, njëmbëdhjetë ekipeve iu hiqet e drejta e votës”

  1. qytetar says:

    OKTAPODI eshte mize para ketyre.
    Shqiperi te qofshim fale.

  2. Fshf mafia says:

    Se kuptoj si nuk largohet ky njeri,,,

  3. Partizani says:

    Po mekete Duken mereni ai deri sa te vdese president i FSHF do ngelet
    Se pazaret e ndeshjeve i vetmi qe di ti cikloje

  4. dreni says:

    Duka i droges eshte i pa mposhtur…..

    1. Durrsaku says:

      Po tall rakun ti!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje