Avokatja e Popullit rrëfen shqetësimin te “Ligjet”: Duam makina të reja, duhet të reflektoni pasi nuk lëvizet me ato që kemi

5 Nëntor 2021, 10:45Sociale TEMA

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca shtroi sot kërkesat për institucionin që ajo drejton.

Teksa në Komisionin e Ligjeve po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2022. Ballanca kërkoi që të zgjerojë stafin e saj me të paktën një person, që do të merrej me adresimin e çështjeve klimaterike dhe me mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme.

Gjithashtu, Avokatja e Popullit kërkoi disa mjete të reja, pasi sipas saj ato ekzistuese janë amortizuar dhe kërkojnë shumë para për mirëmbajtjen e tyre. Ballanca tha se lëvizin me mjete që janë të vitit ’99.

“Ministria e Financave nuk na akomodon fondin total, dhe kjo ka të bëjë kryesisht me pagat e komisionereve, që kanë 2/3 e pagës së avokates së popullit. Është në kundërshtim me vetë ligjin. Çdo e drejtë që unë kam, ato duhet të kenë 2/3 e tyre. Unë kam shënuar numrin total të stafit të avokatit të popullit, që janë 56 persona, përfshirë stafet mbështetëse.

Hera e fundit që Avokati i Popullit ka pasur një shtesë punonjësish në nivel teknik ka qenë në 2014. Kam bërë kërkesë në mënyrë të vazhdueshme rritjen e stafit, të paktën të kemi të shtuar një punonjës në nivel ndihmës komisioneri. AP është mbrojtës i mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Shtimi i një njeriu që do të trajtojë mbrojten e të drejtave të njeriut, do të reflektohej dhe në progres raport, do të merrej me çështjen e ndryshimeve klimaterike, dhe mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme. Mund të kemi dhe rialokim të zerave të buxhetit.

Kërkesa e fundit është ajo për të përmirësuar punën e inspektimeve, mundësitë teknike nuk janë ato që duhet, lëvizim me automjete të viteve ’99 apo 2002.

Shpenzojmë shumë të ardhurave për mirëmbajtjen e tyre, sesa në rast se do të blinim një mjet me parametra më të mira. Jemi munduar që shumë nga çështjet ti zgjidhim me donatorë, duke u munduar që të mos prekim shifrën që na vjen nga buxheti i shtetit”, -deklaroi Ballanca.

2 komente në “Avokatja e Popullit rrëfen shqetësimin te “Ligjet”: Duam makina të reja, duhet të reflektoni pasi nuk lëvizet me ato që kemi”

  1. Shqiptari says:

    Kjo po qe eshte avolate e popullit. Keshtu eshte kur drejtuesit e institucioneve publike zgjidhen me pazare politike

  2. Poli says:

    Institucion amorf…te na thote cfare hallesh ka zgjidhur..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje