Nga Ylli Pata
Tashmë është një rit përgjigja e ashpër e komentuesve të ethshëm të gazetës TemA, ndaj shkrimeve të Berat Buzhalës, kur ky i fundit mbështet Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Edhe pse nuk përbën më lajm, pasi ky rit përsëritet që në vitin 2013, kur Berisha ra nga froni i kryeministrit, ka gjithmonë pikëpyetje që nuk marrin përgjigje për këtë “endorsement” krejt jo racional që i vjen Berishës nga Kosova.
Nga politika e Prishtinës, por edhe nga mediat atje, është bërë e zakonshme që prej 30 vitesh të ketë shprehje të hapur simpatie e kundërshtie ndaj politikës dhe njerëzve të mediave në Tiranë.
Deri para disa vitesh, në Prishtinë , njerëzit më të sulmuar kanë qenë dy Fatosat: Nano e Lubonja. Sulme që vinin nga krahu ekstremist i ambjentit mediatik që përfaqësohej me gazetën Bota Sot, e cila ishte deri para disa vitesh pranë LDK-së, e sulmonte çdo socialist, duke e quajtur serb apo njeri i afërt me Millosheviçin.
Socialistet shqiptarë kanë qenë mjaft të influencuar e kompleksuar nga ky ambjent, sa hezitonin të flisnin hapur për zhvillimet në Kosovë, edhe pse nga PD-ja krejt hapur mbështesnin LDK-në. Në zgjedhjet e para vendore në Kosovë, që u zhvilluan në vitin 2000, e që u fituan me shumicë nga LDK-ja, prej PD-së shkuan në Prishtinë Besnik Mustafaj, Kreshnik Spahiu e Arben Ristani.
Këta dy të fundit nuk ishin pjesë e strukturave, por të ambjenteve politike e lobuese afër së djathtës. Aq shumë e kishte trashur propagandën Bota Sot, sa përdorte shprehje të tilla si: “Klani Vllaho-Labo Ortodoks” apo “socialistët aleatë të Millosheviçit” etj.
I vetmi që e rrëzoi këtë narracion në Prishtinë ishte Edi Rama. Kur si kryetar i Bashkisë së Tiranës, vizitoi Prishtinën në vitin 2001, i ftuar nga homologu i tij Sali Gashi.
Ndërsa doli nga selia e komunës së Prishtinës, një reporter i bëri një pyetje Edi Ramës: “Pse ja vodhët votat Besnik Mustafajt”? E Rama, duke qeshur ja ktheu: Aaa, ti qenke i Botës Sot. Të gjithë qeshën, e reporeri i gazetës anti PS u skuq nga turpi.
Nga Tirana, nuk ka pasur realisht një diskurs të fortë mbështetje ndaj një partie të Kosovës, (bëhet fjalë publikisht pasi aleancat diheshin; PD ishte afër LDK e PS afër PDK). përveç asaj që shikohet sot nga Andi Bushati apo Andi Bejtja, që janë në simpatizantë politikë të Albin Kurtin.
Ka një barutë e gatshme që përdoret shpesh nga Prishtinë për diskutimet që vijnë nga Shqipëria. “Nuk jemi në Tiranë këtu”.
Batutë që përdoret shpesh në Prishtinë, kur kanë ndonjë problem me politikën apo mediat e Shqipërisë.
Edmond Harizaj, gazetar nga Shqipëria që punonte në një të përditshme të Prishtinës në vitin 2001, shkroi një lajm mbi kreun e atëhershëm të TMK-së, Agim Çeku. Vetë gjenerali nuk reagoi fare, por disa “bodiguardë” të tij mediatik të udhëhequr nga Milaim Zeka ju vërvitën Mondit me fjalët: “Nuk je në Tiranë këtu”.
E në fakt, këtë fjali përdor edhe Buzhala, Matoshi, apo edhe Nexhmedin Spahiu herë pas here ndaj qasjeve apo qëndrimeve që vijnë nga Shqipëria. Madje kanë edhe autoritetin “intelektual” të vendosin se qasjet nga Tirana si të gazetarëve apo politikanëve janë naive, pasi nuk e njohin realitetin në Kosovë apo ish-hapësirën jugosllave..
E pra, ndërsa këta thonë shpesh: “Nuk jeni në Tiranë”, nuk reshtin së komentuari për ngjarjet këtu. E këtu bëhet fjalë për gjëra që nuk kanë sens kufiri. Si për shembull Nexhmedin Spahiu ngre në qiell Xhafer Devën, i cili në vitin 1943, kur ishte ministër i Brendshëm i Shqipërisë urdhëroi atë që quhet Masakra e 4 shkurtit, si hakmarrje se i kishin vrarë të vëllain.
Përveç Xhaver Devës, bën shumë çudi përkrahja që i bëhet Sali Berishës nga Buzhala dhe njerëzit e tjerë si ai në Prishtinë. Që të përkrahin opozitën shqiptare është krejt normale, pasi afrimi apo bërja gjithëpërfshirës i tregut politik e mediatik, është jo vetëm dialektike por edhe mjaft e dobishme për të gjithë.
Por siç rrodhën ngjarjet, ata që mbështesnin PD-në nga Prishtinë gjithë këto 8 vite, nuk e kishin se kundërshtonin Edi Ramën. Por thjesht sepse përkrahin Sali Berishën. E këtë e shprehu shumë qart Berat Buzhala në komentin e tij të sotëm.
Po si ka mundësi që si Buzhala, ashtu edhe ata mbështetësit e Berishës në Prishtinë asnjëherë nuk analizojnë vendimin e SHBA-së ndaj ish-kryeministrit për ta shpallur Non Grata, edhe pse hiqen si përkrahës të aleancës së SHBA me Shqiptarët?
Si ka mundësi që këta gazetarë, gjithë këto vite intervistonin Sali Berishën, sa herë dilte në skenë ngjarje si ajo e Rëmzi Hoxhës, por asnjëherë nuk kanë intervistuar Ardian Hoxhën, të birin e të ndjerit Remzi, i cili jo vetëm jeton në Prishtinë, por është një personalitet i sipërmarrjes dhe i shoqërisë atje, jo nga viktimizmi, por nga aftësitë dhe historia e tij personale?
Si ka mundësi që asnjëherë këta gazetarë që mbështesin Berishën nuk kanë intervistuar asnjëherë kritikun më të fortë dhe të parin nga Kosova siç është professor Rexhep Qosja, por e kanë sulmuar pamëshirshëm vetëm nga ky fakt?
Si ka mundësi që këta gazetarë, nuk kanë intervistuar asnjë pjestar të familjes Rugova për të marrë vesh sadopak nga përplasja epokale ndërmjet ish-Presidentit të Kosovës dhe Sali Berishës që zgjati nga 1996 deri sa u nda nga jeta Dr.Rugova?
Duket që kjo përkrahje për Berishën nuk është as politike, as krahinore, e as që vjen nga opinion publik. Duket thjesht qokë, si ajo që Bes Kallaku i bën share emisioneve që transmeton televizioni i familjes Berisha. Asgjë më tepër….
Buzhala është vetëm një qen sërb!Dhe si i tillë mbron qenin tjetër sërb Sali Berisha!
Kjo nuk do mend.
QE NE KOSOVE mbrohet Berisha nuk ka asnje arsye te vecante sepse do te ishte e kunderta ti nenshtroheshin llogjikes se fakteve por ashtu sic e mbrojne akoma ne Shqiperi qe ja dine gjemat.prap e mbrojne edhe ne Kosove.
QENKE LODHUR SHUME PER BUBUZHEL BERATIN DHE BUBUZHELET E KOQEVARISE .
ATA NUK MBROJNE BERRISHEN AS QE NUK E DUAN FSRE ATA PERKRAHIN BERRISHEN QE AI TE KRIJOJE DESTABILOZIM NE SHQIPERI KY ESHTE QELLIMI BUBUZHELIT KOQEVARI I KRAHINES NEN RREZOLUTEN 12 44 TE KOQEVARISE
Gorani, Buzhala, Spahiu dhe Zeka ( që hëngri dajakun live në TV nga Frashëri ) janë tre persona që nuk përfaqësojn Kosovën, por shërbimet që i financojn mediat e tyre, që të gjitha kanë një mision: përçarjen ndërshqiptare. Një gazetë nga Frankfurti, me famë botrore e që shitet në tërë globin, para dy vitesh bëri të ditur, që BE kishte investuar nga mbarimi i luftës në Kosovë mbi 750 miliona euro për të forcuar “identitetin kosovar” dhe ankohej që rezultati shumë lë për të dëshiruar. Këta “haxhi qamilat” janë gazetar fallso dhe lekun e marr nga dora e zezë, do e harxhojn për larjen e borxheve të zeza. Jo kot thuhet, që: Gjaku s’bëhet uj.
Siç ka komentues apo qe kritikojne Berishen (dhe ne kete gazete jane shumica – e nuk dihet kush jane), po ashtu ka edhe komentues qe kritikojne Ramen, apo politikane te tjere. Siç ka gazetare qe mbrojne Berishen, ka gazetare qe mbrojne Ramen (nuk e di nga anon peshorja!).
Shumica e politikaneve dhe gazetareve ne Kosove jane shume primitiv, kurse Nexhmedin Spathiu eshte pasardhes i denj i kriminelit Xhaferr Deva. Fatemiresisht keta nuk kan asnje ndikim ne opinion e Shqiperie,perkundrazi shumica e shqiptareve ketu i neverit ata dhe idhullin e tyre kriminelin Sali Berisha.
Nga sa lexova kuptohet qe gazetari nuk e njeh kosoven dhe kosovaret,mund te jete dhe i ri nga mosha dhe nuk i mban mend vitet 90 kur erdhen ne Shqiperi dhe ben ato qe dhe sot kujtohet nga 50 vjecaret. Sa per gazeten Bota Sot,ne shqiptaret ketu ne Zvicer e quajme gazeta Serbe Borba e Beogradit.
Per saktesim Ylli, e quajtura padrejtesisht si masakra e 4 shkurtit 1944 dhe jo 1943, nuk u be si hakmarrje per vrasjen e vellait, por Xhafer Deva tentoi ta shkulte nga rrenjet faren e keqe komuniste qe dihet tashme cfar i shkaktpi per gati gjysem shekulli popullit shqiptar.
Vellezer te shqiperise londineze: ne kosove nuk eshte me me rendesi kush eshte Berisha. I rendesishem eshte kushdo qe e ndal Ramen dhe vellaun e tij Vucic.
Zgjohuni e kthenju njeri tjterit. Tregohuni te pergjegjsdhem e atdhetar. Ndalni korrupcionin, drogen, trafikimin, prostitucionin, percarjet. Bota perendimore na ndihmoj se e merituam. Por druaj se nuk do te na mbajn akoma gjate se filluam te behemi barre e parehatshme. Shiqoni e lexoni se si po ndryshon gjeopolitika.Ruani dhe kultivoni miqesin me Ameriken dhe Britanin e madhe. Kujdes nga lojrat pansllaviste ruse.
Po shiqojme po shiqojme , Berisha eshte non grata nga SHBA-ja dhe ti per te le koken.Ne Kosove ka nje urrejtje te pakuptueshme per te krishteret ne Shqiperi .Te gjithe kosovaret qe kam takuar nuk shanin serbët por thoshin: greki eshte i poshter , dhe ju ortodokset e Shqiperise jeni te gjithe grek.
Kapedan burri, kjo qe shkruani ketu eshte plotesisht e pa vertete. Per ne kendej gardhit, ne Kosove, te gjithe ata qe ia duan te keqen Shqiperise dhe shqiptarve, jane armiqet tane.Edhe kur ata qellojn te jene shkja, grek apo sllavorusomaqedon. Respektojm pte gjithe atdhedashesit shqiptar pa dallim feje, krahine. Kunder shqiptarise jane njesoj Vucici, Meta, Berisha, Basha, Rama e gjithe soji i tyre plaqkites e antikombetar.
Merrni mesim e bashkohuni! A nuk shihni si jane bashkuar kaq shume kunder nesh. Nese duam te mos mbesim sherbetor e te vuajtur akoma
Spiunet e UDB-SE jane nje nje Linje..dhe Mbrojne njeri -tjetrin..nuk ka shume per te Komentuar.lol
Dukagjin Gorani nuk besoj se mbron pisin Salih Berisha kurse këta poraqët tjerë dihet ma çfar mutash janë
Une jam nje nga komentuesit qe ju kam lajmëruar qe gazeta bota sot na urren,zihesha dhe shahesha gjitha naten me komentuesit e bota sot ne ate kohë,koqevaret na urrejne me shume ne te shqiperise se Serbet,koqevaret e urrejne shqipërine dhe sot mendojnë se e shiti Enver Hoxha kosoven se beri propagande per vota mbase viteve 90 Sali vdekja gjoja komunizmi dhe komandanti legjendar Enver Hoxha shiti kosoven,kam 25 emigrante dhe lexoj gjithe gazetat,vetem mediat shqiptare te Maqedonisë nuk flasin kurrë keq per Shqiprin.
Eshte turp per ty te genjesh dhe te ofendosh shqiptaret e Kosoves. Keshtu flasin vetem armiqet e Shqiperise.
Nuk ka fyerje mes shqiptareve.. apo ndarje krahinore…Shqiperia Natyrore eshte e shenjte dhe e te gjitheve.. Cdo shoqeri ka idiotet e tyre!
Si ka mundësi që vetë mero baze ishte gazetar ne Bota Sot?. Çudi! Lexoni Bota Sot, nëse nuk keni mundësi unë jua sjell shume shkrime te mero ne këtë gazetë.
Kërkoni nga financohen Bubuzhalat &Co. dhe do ta gjeni. UDB-ja dhe Rusët. Kanë asin në dorë kur vjen puna për trazira.
Te tre keta te ashtuquajtur gazetar qe Ju Ylli permes kesaj analize te holle qe ke bere ne menyra dhe forma te ndryshme kane pasur lidhje te mbidheshme dhe te nendheshme me agjenturren e UDB ne te shkuaren, ata vete dhe pjestare te rendesishem te familjeve te tyre . Nese dikush do te hyje per te studjuar me hollesi “historine e Tyre”, keto fakte dalin penjehere ne drite dhe aty mbaron analiza per ta. Boterisht dihet se te tre keta bejne shkrime me porosi nga “ustallaret e tyre” qe jane vecse ne Beograd.
Keta ne asnje rast nuk kane manifestuar as minimumin e etikes te nje gazetari. pervecse niveli i tyre kulturor e profesional eshte me shume se i mjerueshem.
Me e mira do te sihte qe shkrimet e tyre te mos shifen ne faqet e nje gazete serioze sic eshte Tema.
Nuk besohet të jetë “Asgjë më tepër…” Mund të jetë shumë më tepër. A thua nuk e dinë e nuk e kuptojnë kompania e buzhalëve pohimin e Berishës se, kur Milosheviçi po nxitonte të shfaroste shqiptarët e Kosovës (përveç ndofta buzhalëve), në shkelje të embargos së OKB-s e furnizonte ne naftë Milosheviçin për përmirësumin e jetës së kosovarëve???!!! Po cilësimin e UÇK-s si organizatë terroriste; po kundërshtimin e firmosjes së marrëveshjes së Rambujesë etj etj Nuk po i përmendim të zezat e tjera që i ka bërë Shqipërisë, deri edhe shfarosjen e shqiptarëve, meqë buzhalët s’i besojnë ngaqë s’i kanë parë me syçkat e tyre se kanë qenë “matanë kufinit”. Anashkalimi i të gjitha këtyre nuk bëhet thjesht për shkak të ndonjë dashurie të verbër për këtë kriminel e njeri të urryer. Cilido nga ata që mbahen si njerëz që kanë e japin mend (të tjerët-truboshët mjeranë që janë krenarë e ndjehen të vlerësuar si pjesë e turmave s’janë për t’i llogaritur); këta mendjellinj pra, që janë idhtarë apo adhurues i Sali Berishës nuk gjenden në atë pozitë për shkak ndjenjash dashurie. Në atë pozitë ata janë ndofta për shkak detyrimesh ndaj antishqiptarëve.
Edhe une fare nuk pajtohem me mbeshtetjen qe z. Buzhala i ben z. Berisha, por gjithashtu nuk pajtohem me disa komentues qe ate e cilesojne si spiun serb etj. etj. Mua z. Buzhala me duket mjaft konstruktiv ( me perjashtim te mbeshtetjes per Berishen) . Kush do qe te bindet ne kete le te shiqoje programin T7 dhe do te bindet .
E sa per sulmin qe shqiptaret e Kosoves ju bene dy Fatosave mendoj se kishin plotesisht te drejte.
Sepse i lidh nje fill i perbashket,jane qe te gjithe UDB-sha si Saliu,e me shpuren e tij kane shanc te mos zbulohen.
I bashkon qenia si ish agjent te UDBs dhe bashkepuntor te vjeter, i kan lidhjet nga serbia ka koh si berat muti dhe saliu dhe te ter pisat e LDKs , qe koken e kan ne. Beograd , vlonjatve dhe jugorve ti han mutin kta pisa se egzistenca kti kombi i dedikohet jugut qe luftoj per lirin e atdheut dhe e mbajti sovranitetin e kti vendi per 50 vjet , ne kosov luften e ben te majtet te ishte per LDKn kosova nuk panvarsohej per 1000 vjet , kta jan serb te ter pjesa me e keqe e popullsis kosoves , kta pushta kan dal deshmitar ne hag kunder komandanteve te UÇkS qe i dhan lavdi kti llumit LDKs, ktyre nese nuk i pelqen jugu i shqiperis te hikin te pirdhen mos vin mo ne kto an se nuk kemi kurr nevoj per ta , ne me serbin jemi ber hasem prej ktyre muterve se tjeter arsye nuk kimi pas kunder serbit , kt zhulca qe ne i mbeshtetem kur ishin ne mut sot na shesin pordh dhe na bejn rracistin per gjysmen me patriote te kto kombi , per gjysmen e shqiperis kokrrat e malokve .
Ishin shqiptaret e Kosoves ne krye me Isen qe e mbrojten shtetin ne vitin 1912. Pa veriorin Ise shteti shqiptar do ta kishte shume te veshtire ekzistencen.
Se dimë , e uroi Berati Doktorin ,për 80 Vjetorin e Partisë dhe Përvjetorin e pranimit në tradhët e saj ?!!!!
Dukagjin Gorani nuk besoj se mbron pisin Salih Berisha kurse këta pordhaqët tjerë dihet ma çfar mutash janë
Zoti Zulu; ju duhet ti jepni pergjigje vete pyetjeve qe ben. Per mua pergjigja eshte e lehte: “Te gjithe ata qe e mbeshtetin Berishen, be Kosove dhe Shqiperi, jane ne sherbim te forcave antishqiptare ose qe i detyrohen Berishes per vjedhjet qe I kane bere shqiptareve. Prandaj institucionet e sigurise kombetare ne Kosove dhe ne Shqiperi duhet ti investigojne keta persona te rezikshem
Asnje problem per Tiranen, problem eshte popullata e kosoves e qerruar nga njerez qe nuk u gjehen donacionet. Edhe Berisha i “hipnotizoi” shqiptaret ne 92-n, por me kohen sot rezultatet shihen, PD humb 3 zgjedhje vetem me fushaten e Rames “po nuk ju pelqej, ok, votoni Saliun”. Kur do fillojne te lexojne ndryshe popullata kosove?!
Po pse o Ylli, Kosova perfaqesohet nga Buzhala????Buzhala e shumta te kruan pak bithen, futi nje shqelm bitheve dhe iken krenar!
Nuk merrem me komente ne gazeta, por duke marre shkas nga nje komentus sot ku thuhet “” qe Enveri shiti Kosoven tek Serbija”””, kam vetem nje pyetje per te gjithe ata shqipetare qe vazhdojne akoma the thone kete fjali, Une kam bere shume debate me shqiptare nga Shqiparia dhe Kosova, dhe te gjithe u kam dhene argumetin si me poshte”””” A ka ndonje shqipate te na thote me fakte, se kur Enveri e kishte ne vartesi Kosoven dhe ja shiti Serbise , Ju lutem”” si ka mundesi qe njerezit jane kaq te pa ditur dhe nuk dine asgje nga historia e kombit tone????!!!!, edhe kur shkon tek tregu fshatare , ne qofte se nuk e ke lopen pronen tende si mund ta shesesh, Ju lutem , per dijeni te atyre qe gjithmon flasin gabim, po ju them qe Kosova ka qene nen vartesi te Serbise qe prej 1913 deri ne 1999, kur UCK dhe bombardimet e NATOS bene te mundur te largohet ushtria serbe, dhe Kosova ka shpallur pavarsine por edhe sot nuk eshte pjese e Shqiperise, eshte shtet me vehte, me flamur dhe cdo gje tjeter si te gjithe shtetet e tjera dhe eshte duke bere nje lufte te madhe diplomatike per tu njohur nga OKB-ja
Kosoven nuk e shiti Enveri por me brigadat e tij e ndihmoi Serbine qe ta rimarre perseri Kosoven.
Per Enverin rendesi me te madhe kishte ” Dashuria e perjetshme me jugosllavet” se sa ndihma dhene vellezerve kosovare.
Kot lodhesh me analiza ti dhe komentuesit e tu… Pergjigja eshte nje dhe e vetme: Sali qeni, malokar shpellar i Vicidolit, eshte njelloj me shumicen e kosovareve turkoshake, malokare e injorante, shqiptare te hibridizuar nga fara e keqe otomane… Tek ai, shohin “njeriun e tyre”…