Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për media nga selia e PD-së deklaroi se nuk është bërë asnjë kërkesë zyrtare për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.
Bardhi gjithashtu e cilësoi mbledhjen e 4.200 firmave nga ish-kryeministri Sali Berisha si një tallje e blof ndaj demokratëve, pasi pretendon se firmat nuk janë mbledhur.
“ Ne nuk jemi një organizatë që veprojmë në ilegalitet nuk kemi halle apo problem sa I përket ligjit. Në përgjegjësinë tonë kemi detyrimin ndaj demokratëve për të zbatuar statuin e PD. Dua të konfirmoj se në PD nuk ka ardhur deri tani asnjë kërkesë qoftë edhe një anëtari për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Ajo që mbështetësit e PD kanë parë gjatë këtyre 2 muajve ka qenë një kakofoni shifrash, një tallje me mundin dhe sakrificën e demokratëve për interesa personale sepse nuk u arrit që pas këtyre mbledhjeve të siguroheshin ¼ e firmave. Ka më shumë se 2 muaj që vërtitet në cdo studio që duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar, ish kryetari Berisha, jo vetëm që nuk ka arritur të sigurojë atë gjë.
Nëse i kanë firmat e ripërsëri ftesën time t’i depozitojnë në protokollin e PD. Cdo institucion ka përgjegjësinë të respektojë cdo veprim që lidhet me organet e partisë. Besoj jeni edhe ju dëshmitarë që deri më tani në PD, në zyrën e protokollit, ku ka punonjës administrate e PD. I vetmi hall I PD janë hallet e demokratëve. I vetmi hall I demokratëve në këtë moment është largimi një orë e më parë i regjimit të Edi Ramës, prandaj rikonfirmoj që jo vetëm nuk janë depozituar ¼ e fitmave, por në momentin që flasim nuk ka asnjë firmë të depozituar”, deklaroi Bardhi.