Edi Paloka: Formularët i kam unë por nuk ua tregoj, ja kur mund t'i lexoj emrat

12 Nëntor 2021, 10:37Politika TEMA

Edi Paloka është përzgjedhur si “gardiani” i Sali Berishës për të mbajtur formularët e dorëzuar me synim mbajtjen e një kuvendi.

Në fjalën e tij, Kryetari i Këshillit të Kuvendit ka theksuar se detyra e tij është që të depozitoj formularët që më ka sjellë pala tjetër, sa i përket verifikimit të firmave të delegatëve ajo do të bëhet nga komisioni i mandateve pasi unë nuk i njof të gjithë.

Ndërkohë ai theksoi se formularët janë plotësuar dhe firmosur nga delegatët e kuvendit dhe përmbajnë të gjitha të dhënat.

“Janë 4200 të dorëzuar atë ditë, kanë ardhur dhe formularë të tjerë, por rrimë tek 4200. Janë formularë të plotësuar nga delegatët.

Delegatët e Kuvendit janë të përcaktuar në statut, janë pjesëtarë të kryesisë së degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, deputetë dhe deri tek kryetari i partisë. Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë thjesht anëtarë, por janë delegatë të Kuvendit.

Delegatët nuk ndryshojnë, janë po ata. Nga kryetar seksioni deri tek kryetari i partisë të degës. Janë të gjitha të dhënat, emër, mbiemër, emër të babës, numrat e kartës së identitetit dhe funksionin në parti që i bën delegat.

As unë dhe as ju nuk do bëni verifikimin e emrave. Këtë gjë e bën komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvend.

Verifikimi i emrave bëhet në komisionin e kuvendit, unë kur të kontaktoj me firmëtarët apo me përfaqësueit e tyre do të ishte mirë që atë ditë para se të nisë kuvendi të harxhojnë më shumë kohë dhe të lexojnë para jush emër për emër të gjithë firmëtarët.

Unë këtu jam si kryetar i këshillit dhe një palë që ka mbledhur firmat më ka kërkuar të depozitoj firmat.

Ky është kuvend i jashtëzakonshëm dhe procedurat e statutit parashikojnë mbledhjen e një kuvendi në kushte të zakonshme.

Unë nuk jam formular, dhe nuk jam tea to që e kanë kërkuar këtë kuvend por qëe nga unë i pari jemi të detyruar që të zbatojmë kërkesën e shumicës. Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim nuk e zbaton këtë”, ka thënë Paloka.

6 komente në “Edi Paloka: Formularët i kam unë por nuk ua tregoj, ja kur mund t’i lexoj emrat”

  1. Taulant says:

    Nuk ka then asgje te jashteligjshme.
    Gazetaret mund te shikojn e lexojn gjithe formularet.
    Por gazetaret nuk mund te telefonojn e verifikojn delegatet sepse nuk kane tager te tille.
    Si ne cdo kuvend verifikimi i delegateve behet prej nje komisioni te ngarkuar prej kuvendit ditet qe mbahet kuvendi.
    Gjithcka eshte e qarte.

    1. Anëtari I KKPD says:

      Unë jam anëtar i Këshillit Kombetar të PD dhe e ndjej për detyrë të marr pjesë në mbldhjen e këtij Këshilli
      nqs ai mblidhet, në bazë të statutit, edhe kur këtë e kërkon më shumë se 1/4 e anëtarëve të tij.
      POR, si mund të bindem unë që mbledhja e Këshillit Kombetar në këtë rast është e bazuar në statut kur emrat e anëtarëve që e kanë kërkuar këtë, mbahen sekret, sikur PD është një parti ilegale?
      Mbledhja e këshillit bëhet e hapur për mediat dhe anëtarët e tij mund të evidentohen lehtë, prandaj nuk ka asnjë kuptim mbajtja sekret e emrit të anëtarëve që kanë kërkuar thirrjen e tij me justifikimin absurt të mbrojtjes së të dhënave personale. Ky veprim mund të ishte i justifikuar nëse kuvendi do të mblidhej në fshehtësi të plotë si dikur PKSh.
      Verifikimi i mandateve të pjesëmarrësve, pasi kuvendi të jetë mbledhur është një procedurë normale, por më parë duhet të sigurohemi që mbledhja e kuvendit është kërkuar vërtetë nga anëtarët e tij apo nga përkrahësit e Berishës e kompani.
      Pra, komisioni i verifikimit të mandateve të pjesëmarrësve në këtë mbledhje do të verifikojë mandatet e pjesëmarrësve në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD dhe jo legjitimitetin e THIRRJES së tij sipas statutit.

  2. Jurgeni says:

    Ore pleraxhi po sikur I the Rakipllarit te vinte sot to shikonte. Apo varja ju as skuqeni e as nxiheni kur premtoni dicka.

    1. Taulant says:

      Po pse nuk shkoi Rakipllari ?
      Atje kane shkuar shume gazetar.

  3. k says:

    Po i ka lexuar saliu, kemi besim të plote se është e vërtetë sikur të ishte Sudja.

  4. KOZi... says:

    Ore perse e veshtiresoni ! Ja njera gazetare mund ti thonte – Jam nga Lushnja, shikojme pak dosjen e Lushnjes !!! Dhe dosja ishte aty – thuhet qe Lushnja ka X numer delegatesh ! Jane x formular PSH gjysma ,pra jane 50%. mund te lexonte listen ose emrat e jo nr e kartave . Pra mundej. Edhe Grida mund te shkojne po nuk mundet ti marre me vete ! Jane tek njera zyre e nje zyrtari te larte te partise ! Edi Paloka ben mire te publikoje 2000 emra qe jane publike e qe kane firmosur dhe ta mbylle kete problem !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje