Biznesmeni Rezart Taçi është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pranga kanë përfunduar dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo.
Ish-bossi i kompanisë së naftës “ARMO”, akuzohet se është i përfshirë në pastrimin e parave nga veprimtaritë kriminale, vepër penale kjo e ngritur dhe për dy bashkëpuntorët e tij.
Drejtoria e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Distrektuale Antimafia në Prokurorinë e Republikës në Gjykatën e Palermos, nisën hetimet për një grup të struktuar që merrej me veprime të paligjshme. Operacioni i cili ka për qëllim pastrimin e shumave të konsiderueshme që përbënin produkt të veprimtarisë kriminale, u shtri në disa shtete. Provat e mbledhura rezultuan se skema financiar drejtohej nga dy italianë me inicialet F.Z. dhe I.Z., në bashkëpunim me një tjetër italian F.P. dhe D.C., si dhe me Taçin, i cili është i përfshirë në biznese në sektorin e naftës në Shqipëri.
Taçi akuzohet se ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, dy persona që tashmë quhen bashkëpuntorët e tij e të cilët janë arrestuar Artur Balla dhe Bledar Lilo.
Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Taçin dhe dy bashkëpuntorët e tij.
Ata akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal’
Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e informacioneve dhe verifikimeve kryesisht, ka regjistruar procedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe në koordinim me Drejtorinë Distrektuale Antimafia në Prokurorinë e Republikës në Gjykatën e Palermos, Itali, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.
Janë mbledhur prova se kjo skemë financiare është drejtuar nga shtetasit italian F.Z. dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin italian F.P., të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., si dhe të shtetasit shqiptar R.T., i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin A.B. dhe shtetasin B. L.Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin nr.93, datë 07.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:Caktimin ndaj personave nën hetim R.T., A.B. dhe B.L., të masës se sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, si të dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) e (dh), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro.
Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 12.11.2021 masën e sigurimit personal të vendosur ndaj shtetaseve A.B dhe B.L. Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.
Mos pritët gjë sa të largohet si llalla ?
Qerrja po i kap leprat …
E shikoni qe foltorja e Saliut po jep efektet. Rrethi po ngushtohet. Qente e lidhur do fillojne te flasin. Saliu do pushoje me klithmat e sokellimat. Zeni do paguaje akoma me shume nga paret e vjedhura per te mbrojtur saliun ne France ,rusi Serbi etj etj
Ky eshte lajmi me i besushem e i gezushem..qe’ po’ funksionon drejtesia ne shqiperi..me siguri do u vije rradha edhe te tjereve sepse mblidhen provat
Kadal xhemal
Duhet me pa
akoma skemi pa
Tani per tani spak gerthet rezart dun me t’arrestu
Sepse nqs un si i pa shkolle po te isha prokuroria me pare i vija byzylykat pastaj thoja e kapem
Tani taçi shkon ne dubai dhe spak rri rehat pa pune e mbi te gjitha pa probleme
Bravo SPAK ,Filloni nga politikanet se aty esht library I madh I korrupsionit
Tik tok tik tok sale
Erdhi koha te paguajne me burg dhe jo me para ata qe te rrahen atehere o Mero. Po nuk eshte Taci bosi i vertete por Shkerdheni dhe Saliu. Spak po i bije nga Kina dhe jo ne koke ashtu si duhet. Ky eshte hetim i antimafias dhe jo i Spakut qe fle gjume.
Me ne fund doli dhe i dashuri i liri berishes ,tak tak,qe i fuste nga dogana e shengjinit gjithe karburantet vetem me urdher te saj kontraband
Ky eshte PESHKAQENI me i madh edhe se vet Sali Peshkaqeni. Bravo SPAK. Presim ti shohim nje e nga nje te gjithe ne burg. Boll ma me perdhumimin e atdheut!
Pyesni Saliun per Tacin E kishte ne vend te shkerdhenit.Po e cplekset lemshin me kujdes ,mos te keputet fija do shkoni te Saliu
Ç’bëni ju shokë te SPAK-ut , këtë Rezartin e ka denoncuar Dr Berisha që më 2004-ën , për afera koruptive me qeverinë Nano , tashti e shpallni në kërkim , mbas 17 vjetësh ?!!!!
Eshte hetim i anti mafies italiane qe kane 2 vjet qe kerkojne sekuestron e parave. SPAK te merret me Liri Berishen gruan e Saliut qe lante parate e mafies italiane me Rezart Tacin sipas prokurorise italiane te anti mafies. Te pakten ta therase policia e ta pyesin cfare di ajo apo duam prova dhe per kete? Edhe ky si Llalla do iki ne drejtim te paditur. Nejse, rendesi ka qe kryeministri nuk eshte as prokuror dhe as gjykates. Mos e pyesni kot se ai nuk di gje. Edhe Fevzua keto kohe eshte shume i zene mos i kerkoni te bej opinion per keto gjera te vogla.. ka probleme te madhe perpara si do veje puna e perplasjes se “Saliut me Ameriken”.