Mustafa Nano: Berishën e përbuz për shumë gjëra, por për forcën që ka e admiroj

12 Nëntor 2021, 09:23Politika TEMA

Gazetari Mustafa Nano e cilëson Sali Berishën si një personazh shumë të fortë. Nga emisioni “Të Paekspozuarit”, Nano u shpreh se pavarësisht se e përbuz ish- liderin demokrat për shumë gjëra, e admiron atë për forcën që ka.

Siç u shpreh Nano, PD është parti e Berishës, por pavarësisht kësaj, gazetari thotë se ai do të krijojë parti të re dhe do marrë pjesën më të madhe të PD.

“Berisha është një personazh shumë i fortë, e përbuz për shumë gjëra por për forcën që ka e admiroj.

Ajo parti është e Berishës. Por unë mendoj se ai do krijojë partinë e re dhe do marrë pjesën më të madhe. Unë kështu e shoh finalen.

Ramës mund ti veshim të gjitha mëkatet e botës, por spektakli ka ndodhur para skenës. Unë do doja që Basha të shkëputej nga ky stil politik.

Tani ka alamet rasti, nga mendësitë ai nuk është shkëputur. Unë personalisht kam pritur që të distancohet Basha nga berishizmi.

Unë e përfytyroj që të dalë para publikut dhe të kërkojë falje e të tregojë se këtu ka një dukuri që është berishizëm. Të ngrejë zërin, të denoncojë dhe të çlirohet”, tha Nano.

4 komente në “Mustafa Nano: Berishën e përbuz për shumë gjëra, por për forcën që ka e admiroj”

  1. . says:

    E kane lene trute kete gazetare qe te shprehi ne publik admirimin per kete figure me te shemtuar te historise. Ai ne qofte se ka force eshte forca e se keqes urrejtja dhe krimi ndaj njerzimit mos te harroje ky gazetaruce se Sali Berisha eshte kururuar privatish nga pr.dekani Ulvi Vehbiu i cili e diagnostikoi me simptoma te delirit te madherise dhe te hakmarrjes . Ai edhe ka punuar me te gjithe agjenturat per te shkaterruar vendin. Ai eshte kjo shemtire historike si Neroni deri ne fund te jetes se tij , i keq kundra cdo gjeje.

  2. xhemal says:

    Thone qe edhe hitleri admirohej shume nga njerez si muco po’ e dime fundin e tij

  3. Iso says:

    E admiron per forcen qe ka per te mashtruar dhe manipuluar!! Te na rruac per Vere o muci se per Dimer ben shume ftohte nga anet tua dhe nga vicidoli.

  4. drejtesia says:

    Nuk eshte force eshte SKIZOFRENI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje